INSTAT: Numri i bizneseve aktive u ul me 0.8% me 2017

Premte, 09 November 2018 14:23

Numri i ndërmarrjeve aktive gjatë vitit 2017 ka rënë me 0.8 për qind në raport me 2016, njoftoi sot INSTAT në rezultatet paraprake të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve.

Në vitin 2017, operuan 107.671 ndërmarrje aktive, duke u ulur me 0,8 %, krahasuar me vitin 2016, ndërsa numri gjithsej i të punësuarve u rrit me 4,9 %.

Në prodhuesit e të mirave, numri i ndërmarrje ka pësuar rënie me 1,3 % krahasuar me vitin 2016, ndërsa treguesit e tjerë kanë shënuar rritje; numri i të punësuarve me 5,9 %, shitjet neto me 7,7 % dhe investimet me 1,0 %.

Në prodhuesit e shërbimeve, numri i ndërmarrje ka pësuar rënie me 0,7 % krahasuar me vitin 2016, ndërsa treguesit e tjerë kanë shënuar rritje numri i të punësuarve me 4,4 %, shitjet neto me 7,9 % dhe investimet me 13,4 %. Gjatë vitit 2017, ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar përbëjnë 0,6 % të ndërmarrjeve aktive në prodhuesit e shërbimeve dhe realizuan 37,2 % të shitjeve neto.

Në vitin 2017, ndërmarrjet që operojnë në aktivitetet e prodhimit të të mirave dhe shërbimeve realizuan 2.030 miliardë lekë shitje neto, duke shënuar një rritje me 7,9 % krahasuar me vitin 2016. Investimet e realizuara arritën vlerën 231 miliardë lekë nga 221 miliardë lekë në 2016, duke shënuar një rritje prej 4,5 %.

Sektori me numrin më të madh të ndërmarrjeve është ai i tregtisë (41,4 %) i ndjekur nga sektori i shërbimeve të tjera (20,8 %) dhe sektori i akomodimit dhe restoranteve (18,2 %). Gjatë 2017, sektori i industrisë nxjerrëse pati numrin më të vogël të ndërmarrjeve aktive të cilat zunë 0,5 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej.

Gjatë 2017, nga vrojtimi rezulton se ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar japin kontributin kryesor në ekonomi dhe realizuan 46,5 % të shitjeve neto, 41,5 % të të punësuarve gjithsej dhe 70,1 % të investimeve edhe pse përbëjnë vetëm 1,2 % të ndërmarrjeve aktive.

Nga rezultatet paraprake të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve vërehet se ndërmarrjet me 50 edhe më shumë të punësuar kanë kontributin më të madh të shitjeve neto me +5,7 pikë përqindje të ndjekura nga ndërmarrjet me 10-49 të punësuar me +5,4 pikë përqindje në ndryshimin vjetor gjithsej të shitjeve neto.

Ndërmarrjeve, kontributin më të madh në rritjen prej 7,9 % të shitjeve neto e dhanë prodhuesit e shërbimeve me +5,3 pikë përqindje, të ndjekur nga prodhuesit e të mirave me +2,6 pikë përqindje. Gjatë vitit 2017, sektori i tregtisë zë peshën më të lartë të shitjeve neto me 46,8 %, i ndjekur nga sektori i ndërtimit me 12,0 %. Sektorët me peshën më të vogël janë sektori i akomodimit dhe restoranteve (2,5 %) dhe sektori i industrisë nxjerrëse (3,4 %)

Situatë e ngjashme paraqitet për treguesin e punësimit. Në rritjen prej 4,9 % të punësimit, prodhuesit e shërbimeve dhanë kontributin më të madh me +2,8 pikë përqindje, ndërsa prodhuesit e të mirave kontribuan me +2,1 pikë përqindje.

Sektorët me peshën më të lartë të punësimit për vitin 2017 janë sektori i tregtisë me 24,6 % të punësimit dhe sektori i shërbimeve të tjera (arsimi dhe shëndetësia private, shërbime administrative, profesionale, shkencore dhe teknike, etj.) me 21,4 %, të ndjekura nga sektori i industrisë përpunuese me 20,4 % të të punësuarve gjithsej.

Gjatë vitit 2017, investimet e realizuara u rritën me 4,5 %, ku prodhuesit e shërbimeve kontribuan pozitivisht me 3,8 pikë përqindje, ndërsa prodhuesit e të mirave kontribuan pozitivisht me 0,7 pikë përqindje. Prodhuesit e shërbimeve zunë 30,7 % të investimeve nga 28,3 % që zinin vitin e kaluar.

Sektori me vlerën më të lartë të investimeve të realizuara është ai i energjisë elektrike dhe ujit, i cili për vitin 2017 ka investuar 99 miliardë lekë duke zënë 42,9 % të investime gjithsej.

Peshën më të vogël të investimeve e zënë sektorët e akomodim dhe restoranteve (2,7 %) dhe industria nxjerrëse (4,0 %).

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...