Trafikonin 50 kg kanabis “çokollatë” nga Vlora në Tiranë, 5 të arrestuar

Saturday, 17 November 2018 10:28

Goditet një rast i trafikimit të lëndëve narkotike nga Vlora në Tiranë, duke sekuestruar 50 kilogramë kanabis sativa “çokollatë” dhe duke arrestuar pesë persona.

Operacioni u kurorëzua në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, mbi bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Të arrestuarit janë Sokol Bushi, 23 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë; Arben Metaj, 47 vjeç, banues në Vlorë; Martin Bushi, banues në fshatin Llakatund, Vlorë; Edi Tafa, 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë dhe Renaldo Gecaj, 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Operacioni policor antidrogë, fillimisht nisi në Vlorë, ku nga hetimet e kryera Arben Metaj dhe Martin e Sokol Bushi, dyshohej se pasi kishin siguruar një sasi lënde narkotike të presuar në formë çokollate në Vlorë, do ta transportonin atë me ndihmën e një automjeti tip kamionçinë drejt Tiranës.

Nga ana e uniformave ka filluar ndjekja nga ana Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera të Policisë së Shtetit, nga Vlora në drejtim të Tiranës me qëllim kapjen dhe të personave që do blinin lëndën narkotike.

Policia ka mbajtur nën vëzhgim personat që transportonin lëndën narkotike dhe në momentin kur Renaldo Gecaj dhe Edi Tafa, në Tiranë do blinin lëndën narkotike, Policia ka ndërhyrë duke arrestuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rast të shit-blerjes së lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 50 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “çokollatë” (hashish), dhe kanabis sativa, një automjet frigoriferik tip “Renault”, një autoveturë tip “Peugeot 407” dhe 7 aparatë celularë.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...