Shkodra pjesë e Forumit Ndërkombëtar për Mobilitetet të Qëndrueshëm

Tuesday, 20 November 2018 15:23

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Xhemail Bushati, morri pjesë në Forumin  Ndërkombëtar të Qëndrueshmërisë Mobile 2030, që u mbajtë në Annemasse të Francës. Në këtë forum që u organizua nën patronatin e OKB-së me seli në Gjenevë, kryetari Bushati,  pos që prezantoi planin e mobilitetit të Shkodrës, realizoi edhe një sërë takimesh me përfaqësues të shtetit Francës si dhe shteteve tjera. Kryetari Bushati, gjatë takimit që realizoi me ambasadorin e Francës në OKB Francois Rivassrau, prezantoi Bashkinë e Shkodrës si dhe angazhimet që po bënë kjo bashki në qarkullimin e qytetarëve Brenda saj si dhe mes bashkive tjera brenda Shqipërisë dhe me bashkëpunimit ndërkufitar. Pos këtij takimi kryetari Bushati realizoi edhe takime kryetarët e komunave Annemasse të Francës, kryetarin e Gjenevës si dhe përfaqësues tjerë pjesëmarrës në këtë forum. “ Ky aktivitet ishte një ngjarje e veçantë, pasi mundësoi shkëmbimin e përvojave të ndryshme mes Bashkisë së Shkodrës dhe komunave të ndryshme si në zbatimin e planeve të mobilitetit ashtu edhe në fusha tjera që janë me interes për këtë bashki”, ka thënë kryetari Bushati. Ai ka theksuar se me aktivitete të tilla mundësohet një bashkëpunim më I mirë mes bashkive dhe komunave të ndryshme në mbarë Evropën. Ky aktivitet I Këshillit Bashkiak të Shkodrës si dhe delegacioneve nga Kosova u mundësua me ftesën dhe organizimin  nga Shoqata e Miqësisë Franko –Shqiptare dhe presidenti i saj Tahir Shabani. “Si shoqatë në vazhdimësi po angazhohemi që të lobojmë për çështjen e Kosovës në gjithë mekanizmat ndërkombëtar dhe në këtë drejtim është realizuar edhe kjo vizitë në mënyrë që edhe Kosova të jetë shtet i barabartë me vendet e ndryshme të botës” ka thënë Shabani. Prioritet është bashkëpunimi bilateral dhe multilateral me institucionet e Kosovës, Shqipërisë, Francës dhe Zvicrës, duke  u fokusua në progresin dhe procesin e programeve të integrimit dhe zhvillimit ekonomik evropiane dhe infrastrukturës urbane dhe mundësitë binjakëzimit dhe programeve të zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Ibrahim Sefedini gazetar  –Annemasse Francë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...