Ndërkombëtarët e lënë në vetmi Ramën, borxhi publik më i lartë në Rajon

Tuesday, 20 November 2018 18:21

Ngadalësimi i rritjes ekonomike, zhvlerësimi i monedhës vendase dhe rritja e interesave janë disa nga rreziqet e borxhit…
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar në një takim me studentë të Fakultetit Ekonomik kanë diskutuar në një seminar të hapur lidhur me zhvillimet dhe risqet e sektorit fiskal dhe atij të jashtëm, si dhe risqet ndaj rritjes ekonomike.

Gjatë prezantimit të tij zoti Romain Lafarguette listoi disa prej risqeve. Së pari Shqipëria është një ekonomi e vogël e hapur dhe mbështetet në shkëmbimet tregtare me vendet partnere dhe remitancat. Së dyti Shqipëria ka një nivel të lartë të euroizimit, më të lartin në krahasim me rajonin, dhe të borxhit të jashtëm dhe prej kësaj është shumë e ekspozuar ndaj kushteve financiare të eurozonës. Gjithashtu niveli i lartë i borxhit publik dhe i kredive me probleme janë një tjetër faktor me risk në ekonomi.

Ekspertët prezantuan edhe eksperiencën e PPP-ve në botë.
Studentët i pyetën përfaqësuesit e FMN-së lidhur me angazhimet e mëdha të projekteve PPP, që ka ndërmarrë Shqipëria. Përfaqësuesit e FMN-së thanë se praktika më e mirë sugjeron qe cash floë (flukset e parasë) të lidhura me projektet duhet te pasqyrohen te buxheti afatmesëm, duke përmendur rastin e Kilit, që është një model suksesi. Edhe garancitë, thanë ata duhet të përfshihen si borxh publik.
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) prej një jave ndodhet në kryeqytet, ku ka zhvilluar bisedime me autoritete të larta të vendit.
Si një përdorues i mëparshëm i financimit të FMN-së, Shqipëria tashmë bën pjesë në të ashtuquajturin “Monitorim pas Programit”, i cili kërkon shqyrtime dy herë në vit të zhvillimeve makroekonomike, rreziqeve dhe politikave.
Marrëveshja trevjeçare e zgjeruar e mekanizimit të Fondit (EFF), që i mundësoi qeverisë shqiptare të merrte një hua prej 377,3 milionë euro, përfundoi në shkurt 2017.
Tashmë marrëdhënia mes FMN-së dhe qeverisë bazohet në artikullin 4, ku FMN vazhdon të monitorojë zhvillimet dhe të ofrojë këshilla për qeverinë, por marrëdhënia nuk është më detyruese siç ishte gjatë kohës së marrëveshjes së zgjeruar.

Modifikuar më Tuesday, 20 November 2018 18:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...