Skemë mashtrimi/1000 paund për vizë britanike, ndërprisni komunikimin! Ja përse..

E mërkurë, 21 November 2018 14:37

Ambasada shqiptare në Londër u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve që duan të ikin në Mbretërinë e Bashkuar të tregojnë kujdes, pasi ekzistojnë disa skema mashtrimi.

Mos bini pre e mashtrimeve kompjuterike online! Duke marrë shkas nga disa histori të përsëritura, ku shtetasve shqiptarë u ofrohet nëpërmjet facebook, linkedin, apo email, vend pune nga persona që hiqen si “Kryetar të Bordit Seleksionues” apo nga “Seksioni i Burimeve Njerëzore” të disa kompanive “fantazma”, me kontrata pune deri në tre vjet dhe të rinovueshme, për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar, ju bëjmë thirrje të ndërprisni menjëherë çdo komunikim me këta persona. Sipas kësaj skeme mashtrimi, ju do të merrni njoftime të njëpasnjëshme mbi “suksesin dhe potencialin e kandidaturës tuaj”, derisa do t’ju kërkohet të paguani rreth 1000 paund britanik me Money Gram apo Western Union për shpenzime të procedimit të vizës. Informacioni zyrtar për këdo që është i kualifikuar dhe do të punoj në Mbretërinë Bashkuar është këtu: https://www.gov.uk/tier-2-general dhe atje fare lehte mund të verifikoni nëse kompania që ju ka ofruar punën është e licencuar apo jo për qëllime të pranimit të emigranteve në punë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada nënvizon gjithashtu se “për shkak të Brexit, janë ashpërsuar kushtet për pranimin e punonjësve emigrantë, pranohen vetëm punonjës të (super)kualifikuar dhe kufiri minimal i kontratës së punës është rreth 50 mijë paund britanik në vit.”.

Modifikuar më E mërkurë, 21 November 2018 14:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...