Bie taksa progresive e Ramës, FMN: Nuk ka ndikim në rritjen ekonomike

E mërkurë, 21 November 2018 15:04

Në një studim të sapo publikuar mbi taksimin progresiv në vendet që e aplikojnë atë, Fondi Monetar Ndërkombëtar arrin në dy përfundime. I pari ka të bëjë me impaktin e këtij taksimi në rritjen ekonomike.

Ky impakt është zero thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar, që jep edhe raste nga shtetet konkrete. Madje, të dhënat tregojnë se në vendet që ka pasur një rënie të progresivitetit të taksimit, pra ulje të nivelit të taksimit të pagave maksimale, nuk është vënë re as ulje dhe as rritje ekonomike.

Përfundimi numër dy dhe që duket më i rëndësishëm në rastin e Shqipërisë ka të bëjë me faktorët që nxisin një ulje të progresivitetit. Një ndër faktorët kryesorë, thotë FMN, është gara globale dhe ajo rajonale për uljen e taksës koorporative.

Gara bën që taksa koorporative të ulet, e për rrjedhojë të ulen edhe nivelet e taksimit në fashat e larta të pagave. Shqipëria është një prej vendeve që ka një taksim progresiv të të ardhurave, nga 0 për pagat nën 30 mijë lekë, dhe deri në 23% për pagat mbi 130 mijë lekë, por që pas 1 Janarit do të rritet në 150 mijë lekë.

Ndërkohë, taksa koorporative fiksohet në 15%, niveli më i lartë në rajon, së bashku me Serbinë. Pra, në rast se ekonomia shqiptare do të duhet të konkurronte të tjerët, do të duhej të ulte taksën koorporative, e për rrjedhojë do të ulej edhe niveli tavan i taksës progresive në të ardhura.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...