Tabaku: Shqipëria është vendi ku shteti gjobit biznesin dhe qytetarin

E Enjte, 22 November 2018 12:15

N/kryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe deputetja Jorida Tabaku, ​bëri të ditur në bashkëbisedimin për buxhetin 2019 me perfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë e grupe interesi, se ekonomia është një pasqyrë e rrugës së gabuar që është ndjekur prej 5 vitesh në të 5 buxhetet e paraqitura nga “Rilindja”.

“Vetëm dy investimet më të mëdha, TAP dhe Kaskada e Devollit, sjellin 1 përqind rritje ekonomike.  A ka menduar qeveria se si t’i zëvendësojë këto investime? Borxhi Publik ka mbërritur në 83 përqind, sepse kemi një buxhet jashtë buxhetit, për shkak të PPP-ve, që janë jashtë buxhetit dhe jashtë kontrollit. Sistemi bankar është pothuajse në kolaps”, tha Tabaku. 

Sipas saj e gjitha kjo ka krijuar një pabarazi të jashtëzakonshme. 99 përqind që varfërohen dhe një grusht njerëzish që pasurohen. 

“Sot akcizat janë rritur me 650 milionë euro. 60 herë ka rritur qeveria ngarkesën fiskale, pra 60 herë ka futur duart në xhepat tuaj. Megjithëse taksat janë rritur, mblidhet vetëm 27,6 % e PBB, çka do të thotë se është rritur informaliteti”, tha Tabaku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...