Mbi 100 gra viktima nga dhuna në familje në Itali, mes tyre dy shqiptare

Diel, 25 November 2018 19:30

106 gra, janë viktima të dhunës në familje në Itali në 10 muajt e parë të 2018 e mes tyre është historia e Elsës apo e Fjoralbës, dy gra shqiptare të masakruara nga bashkëshorti vetëm se vendosën t'i japin fund një martese apo dashurie të marrë fund me kohë.

Sot është dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, kësaj plage të dhimbshme të shoqërisë moderne me të statistika çdo vit e më shqetësuese.

Prej vitit 2000 e deri më sot, në Itali janë mbi 3100 gra viktima nga dora e atij që dikur i deklaronte dashuri. Çdo javë mesatarisht 3 gra mbeten viktimë për motive banale e në çdo 4 raste, 3 prej tyre vriten nga një familjar i tyre.

Sipas të dhënave të Eures, 70.2% e dhunës në familje konsumohet brenda raportit të një çifti, e po sipas Eures mosha e viktimave ka shënuar një rrritje progresive vit pas viti, duke shënuar sot moshën mesatare 52 vjeç.

Nuk janë vetëm vajza të reja që kanë mbyllur një histori dashurie, por janë gra e nëna që kanë vendosur t'i thonë jo një martese të palumtur e të dhunshme.

Në Itali më 2018 janë 11 801 denoncime të bëra nga gra të dhunuara në familje e 8414 raste të stalking. Dhunë fizike, dhunë psikologjike, dhunë seksuale deri në vrasje.

Mes 106 grave viktima nga dhuna në familje, në Itali është dhe historia e dy grave shqiptare Elsa Tereziut dhe e Fjoralba Nonaj.

Elsa Tereziu 52 vjeç mbeti viktimë më 27 maj të 2018 pas tre goditjeve me thikë në fyt nga bashkëshorti i saj Xhevdet Mehmeti 57 vjeç.

Trupi i saj u gjet i pa jetë në kuzhinën e apartamentit të tyre. 57- vjeçari Xhevdet Mehmeti u dorëzua në polici duke pranuar autorësinë e krimit.

Mediat italiane përcjellin informacionin se forcat e policisë në të shkuarën kishin ndërhyrë disa herë në apartamentin e familjes shqiptare për të sheshuar grindjet mes çiftit.

Madje viktima Elsa Tereziu kishte marrë jo pak herë ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit për shkak të dhunës së ushtruar nga bashëkshorti. Por asnëjherë ajo nuk e kishte denoncuar, duke pohuar se ishte vrarë aksidentalisht.

Fjoralba Nonaj, 34 vjeç, u masakrua për vdekje më 30 maj 2018 pasi u godit me thikë në gjoks, fyt e trup nga bashkëshorti i saj maroken Bouchaib Frihi.

Vrasja u krye në automjetin e saj dhe dëshmitari i vetëm qe djali i tyre 5 vjeçar, të cilin Foralba sapo e kishte marrë nga kopshti.

Çifti jetonte në komunën e Seregnos në provincën e Monzës. Ata ishin drejt divorcit e kishin 2 muaj që nuk jetonin bashkë.

Sot në ditën botërore kundër dhunës ndaj grave, bota e politikës, artit, kulturës e sportit në Itali kanë përqafuar nismën e shenjës së kuqe mbi fytyrë, simbol i luftës kundër dhunës.

Të gjithë futbollistët e skuadrave të serisë A, B dhe C në kampionatin italian kanë zbritur në fushë me shenjën e kuqe në fytyrë dhe me qindra kanë qënë videot e fotografitë e personazheve të njohur që kanë shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin-simbol të shenjës së kuqe në fytyrë për t'i thonë "JO" dhunës ndaj grave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...