Betonizimi i Tiranës/Lejet reja të ndërtimit rritje me 38%, Veliaj nën gjurmët e Ramës  

Tuesday, 27 November 2018 15:06

Erion Veliaj po ecën në gjurmët e babait të tij shpirtëror Edi Ramës dhe sipas porosive të tij por e shkatërron kryeqytetin. Të gjithë i mbajnë mend premtimet e Veliajt që nuk ka mbajtur asnjë prej tyre dhe kujtojmë dhe përbetimin e tij për zero ndërtime por sot Mister Betoni i ri (i vjetri është Rama) po e shkatërron përfundimisht Tiranës duke ngritur kulla pa fund dhe zhdukur ato lulishte dhe fusha që deri më tani kishin mbijetuar nga batërdia e ish kryebashkiakut Rama. Siç duket kreu i organizatës Rilindje, Edvin Rama i kishte mbetur merak zhdukja e identitetit të kryeqytetit shqiptarë ndaj dhe ka urdhëruar zarin e tij Veliaj që të betonizojë çdo pëllëmbë gjelbërim.

Numri i lejeve të ndërtimit në shkallë vendi njohur një rritje të moderuar gjatë 9 mujorit të këtij viti me vetëm 0.3 për qind në raport me të njëjtën periudhe të një viti më parë, ndërsa qarqet e Dibrës, Tiranës, Gjirokastrës dhe Beratit rritja ishte me ritme dyshifrore. Sipas të dhënave të INSTAT në të gjithë vendin u dhanë 834 leje gjatë janar-shtator, nga 831 të tilla që u dhanë më 2017. Numri i lejeve në qarkun e Dibrës u rrit me 190 për qind, nga 10  që ishin dhënë më 2017 në nëntëmujorin e 2018 u dhanë 19 të tilla. Pas Dibrës rritja më e madhe ishte në qarkun e Gjirokastrës ku u vu re një dyfishim i lejeve në raport me 2017. Në Berat numri i lejeve pësoi rritje vjetore  me 60 për qind në 9-mujor. Në Tiranë numri i lejeve të ndërtimit u rrit me 38 për qind, pasi janë dhënë 74 lejë ndërtimi më shumë se 9-mujorin e 2017. Tirana iu rendit e para në shkallë vendi për numrin më të lartë të lejeve të dhënave më 2018. Ndërsa në tremujorin e tretë 2018 janë miratuar gjithsej 343 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 310 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2017, duke shënuar një rritje prej 10,6 %. Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2018, është rreth 330.725 m 2 , nga rreth 350.153 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2017, duke shënuar një rënie prej 5,5 %. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e tretë 2018, është 15,2 miliardë lekë, nga 14,3 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2017, duke shënuar një rritje prej 6,6 %. Por teksa numri i leve të ndërtimit ka vijuar të rritet, stoku i huasë sipas të dhënave të  Bankës së Shqipëria ka pësuar rënie gjatë 2018. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në disa qarqe ku lejet e ndërtimit janë rritur me ritme dyshifrore, huaja për këtë sektor ka pësuar rënie të fortë më shumë se 30 për qind.
Banka e Shqipërisë, në vrojtimin e kredisë për tremujorin e parë të 2017-s, pohoi se bizneset kanë raportuar në nivele negative kërkesën për kredi në tremujorin e dytë të vitit. Edhe pse sektori i korporatave vlerësohet se është i mbingopur, bizneset kanë pasur qasje pozitivë në kërkesën për kredi në tremujorët e kaluar, pavarësisht se bankat e kanë refuzuar këtë kërkesë. Por tashmë anketimi i Bankës së Shqipërisë zbardhi faktin se, kërkesa e korporatave për kredi në tremujorin e dytë shënoi rënie me 9%. Rënia e stokut të huasë për ndërtim, në një kohë që prej dy vitesh ky sektor është në lulëzim dhe numri i lejeve po rritet me ritme dyshifrore është një tregues indirekt që sektori bankar po i rri larg ndërtimit, i cili po mobilizon më së shumti kapitalet e veta.

Modifikuar më Tuesday, 27 November 2018 16:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...