Greqia përgënjeshtron Ramën për takimin me Ciprasin

Hënë, 03 December 2018 21:01

Greqia thotë se ende nuk është përcaktuar vendi dhe as koha e një takimi të mundshëm mes kryeministrit shqiptar Edi Rama, dhe atij greke Aleksis Tsipras.
Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, George Katrougalos në një konferencë për mediat, tha se është e parakohshme të përcaktohet një takim, pasi më parë Athina zyrtare pret që pala shqiptare të reagojë në lidhje me ligjin për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë.

“Ne presim të shohim zbatimin e legjislacionit mbi pakicat që është miratuar nga fqinjët. Kjo për ne është një element kyç, jo vetëm pse mbrojtja e pakicës sonë është një prioritet kombëtar, por edhe për perspektivën evropiane të Shqipërisë”, tha zv.ministri i Jashtëm.

Megjithatë, zv.ministri tha se "është logjike që dy udhëheqësit të takohen në një moment për të kapërcyer problemet e krijuara nga vdekja e Katsifas”

Në lidhje me ecurinë e negociatave mes dy vendeve, Katrougalos tha se ato “ishin shumë afër përfundimit, para largimit të Nikos Kotzias nga posti i ministrit të Jashtëm, por gjithçka u stopua më pas edhe për shkak të ngjarjes në Bularat.

"Ka një dëshirë të përbashkët mes dy vendeve për të nxitur këto diskutime”, theksoi Katrougalos.

Në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve në Greqi, AMPE (agjencia athinase dhe maqedonase e lajmeve), Edi Rama foli për marrëdhëniet me Greqinë dhe për një takim të mundshëm me kryeministrin Alexis Tsipras. "Nuk e di se ku, në Tiranë apo në Athinë, por planifikohet të takohemi së shpejti. Jemi në mes një faze dialogu të shpeshtë dhe diskutimi të shumë çështjeve, që shtrihen në mjaft vite dhe që nuk janë prekur kurrë. Me vullnet e guxim të plotë, si dhe vendosmëri për t’u zgjidhur. Besoj se jemi shumë afër zgjidhjes të gjithë kësaj problematike të vjetër dhe kjo do të ishte një arritje e madhe”, - tha Rama te dielën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...