Gazetarja e BIRN pêr Vlorën: Pas orës 20.00 vlonjatët kanë frikë të dalin

Hënë, 03 December 2018 21:38

Një fakt tronditës ka ardhur këtë të hënë, në Top Channel, në emisionin “Open” te Eni Vasilit, ku po diskutohet për të zhdukurit në Vlorë nga bandat dhe lufta mes tyre. Gazetarja e njohur e BIRN, një prej gazetarëve më të njohura dhe profesioniste në Shqipëri, Lindita Çela tha se në Vlorë njerëzit nga frika e bandave dhe vrasjeve nuk dalin pas orës 20.00.

Kjo është alarmante!

E thënë nga një gazetare e rrjetit investigues ballkanik BIRN, një rrjet shumë serioz, tregon se kriminaliteti mbetet i tmerrshëm, ndërkohë që policia dhe qeveria mburren.

Deklarata e Lindita Çelës e cila ka investiguar në Vlorë për vrasjet, të zhdukurit,etj; sjellë në vëmëndje një problem shqetsues. Kur thuhet se në Vlorë, një qytet bregdetar, turistik, i kulturës e trimërisë njerëzit nuk guxojnë të dalin lirshëm në qytet; në xhiro apo në sebepe; merret me mend se si ndodhet Shkodra, ku vrasjet janë mu në mes të ditës. Apo në qytete më të vogla ku qytetarët mblidhen në shtëpi e nuk dalin sapo errësohet.

Alarmante është pak të themi. Ndaj duhet që ministria e brendshme të jetë radikale në luftën ndaj bandave, krimit të organizuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...