Motivimi i deputetit për studentët

Premte, 07 December 2018 22:55

Deputeti i PD-së Gent Strazimiri reagon pas protestave masive të studentëve në të gjithë Shqipërinë.
PO! JU JENI FUQIA E VËRTETË!

Ka 3 ditë që ju nuk jeni më "e nesërmja" por, falë Zotit jeni E SOTMJA për të cilën kemi aq shumë nevojë!

Jeni bashkuar në atë rrugë mijëra fëmijë prindërish të majtë e të djathtë, fëmijë të djersës së ndershme, pa pyetur shokun në krah se "për kë voton", për të moslejuar abuzimin qeveritar me djersën e sakrificën e prindërve tuaj, sepse jeni fëmijë të djersës së ndershme!

Po bëni atë që prindërit tuaj nuk po e bëjnë dot megjithëse janë edhe ata masivisht, njësoj si ju, fëmijë të djersës së ndershme...

A e dini pse?

Sepse ndryshe nga ju, ata nuk janë edhe fëmijë të lindur e rritur NË LIRI!

Ju jeni fuqi e tyre dhe e të gjithë shoqërisë!

Ju e keni FUQINË PËR TË NDRYSHUAR ATDHEUN!

Dhe mos u manipuloni, sepse do tentojnë pashmangshmërisht t'ju manipulojnë...

Kush?

Ata që ju thonë "rrini larg politikës" , "mos e politizoni protestën" , "mos u krahasoni me 8 dhjetorin" ....

8 dhjetori është histori e lavdishme, nuk është turp!

Deri sot, e keni mësuar në shkollë! SOT keni rastin TA SHKRUANI VETË HISTORINË!

Dhe mbani mend 1 gjë:

- e vetmja mënyrë për të mos u manipuluar nga politika, është TË BËHENI JU VETË POLITIKA!

Bëjeni për Atdheun! Bëjeni për veten dhe prindërit tuaj!

Pa ndalim ecni veç PËRPARA!!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...