Studentët paralajmërojnë “Dhjetorin e dytë”, ja çfarë do të ndodhë sot

Saturday, 08 December 2018 08:37

Studentët parashikojnë përsëri sot një protestë masive. Nën sloganin ‘Dhjetori i dytë’ student do mblidhen përsëri sot për të kërkuar që të gjitha kërkesat e tyre të pranohen.

Ato do mblidhen tek Sheshi Nënë Tereza dhe pastaj do marshojnë përsëri drejt Ministrisë së Arsimit. Ato u kanë bërë thirrje edhe maturantëve dhe gjimnazistëve tu bashkohen protestës së tyre sepse do jenë ato që do i vuajnë këto tarifa.

Gjithashtu ftesa ka shkuar edhe për prindërit ku kërkohet edhe mbështetja e tyre në protestë në mënyrë që qeveria të hiqet.

Kërkesat vazhdojnë dhe janë po të njëjta: Arsim Publik falas, mundësi të drejtpërdrejta në zgjedhjen e administruesve si dhe riparimi i konvikteve.

Rama bëri përpjekje për të ndalur protestën por kjo nuk po ndodh. Protesta sa vjen edhe masivizohet. Studentët dje i dhanë një përgjigje shumë të qartë kryeministrit, s’ka negociata. Në qoftë se ai do që ti takojë duhet të shkojë në shesh tek ata. Po këtë i kanë thënë edhe ministres Nikolla por që asnjë nuk ka pranuar.

Studentët nuk do kalojnë nga kryeministria sot, por nga rruga e bllokut. Pritet që protesta të përshkallëzohet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...