Kryeministri nën efektin e marrëzisë së madhështisë, e shndrron protestën në kryengritje!

E Enjte, 13 December 2018 17:02

Nga Artur ZHEJI

Nuk ka si ndodh ndryshe, protesta, mbasi nënshtroi Ministrinë e Arsimit që shkëlqen tanimë me heshtje, vërshoi në Kuvendin e Shqipërisë plot shpresa, që u mbyll me fjalimin e liderit suprem dhe duartrokitjet e oborrtarëve.
Ai s’po kupton ende se çfarë po ndodh: Studentët kanë vrarë frikën dhe pasigurinë e shqiptarëve nga policia, shteti dhe persekutimi.
Deri dje, studentët kërkonin ndryshimin e kushteve të tyre ekonomike dhe një refleksion për të shfuqizuar Ligjin për arsimin e lartë dhe pasojat e tija goditëse të natyrës neo-liberale.

Sot studentët janë shndërruar në popull dhe kjo mishelë shpërthyese, është duke u shndërruar në një lëvizje Politike, në përmasa kryengritëse, që ka shënjestër qeverisjen e tij dhe personin e tij.
Mirëpo kryeministri nuk po e kupton, se fjalët e tija, krejt të ndryshme nga veprat, kanë 6 vite që krijojnë një realitet virtual, sot të thyer e të thërrmuar, si një pasqyrë, që nuk e gënjen dot më “popullin indian” (dikur, 500 vite më parë, kolonizatorët spanjollë në Amerikën e porsazbuluar, të populluar nga indianët, shkëmbenin pluhur floriri me pasqyrat që kishin sjellë nga Spanja).

Tani thirrjet e studentëve janë: “Ejani dhe mblidhuni këtu me ne!”, studentët sot kërkojnë aleatë, prindërit, motrat dhe vëllezërit e tyre, sepse e kuptuan se iluzioni fillestar se do të mund të arrinin një fitore të lehtë dhe të shpejtë, për të përmbushur kërkesat e tyre, morën si përgjigje interpretimet televizive kryeministrore dhe kushtin e panegociueshëm, për dialog dypalësh.

Tanimë, “beteja” e ndërroi sheshin dhe sheshi, është bulevardi përpara kryeministrisë. Kryeministri i marrosur nga marrëzia e madhështisë, këshilluar nga kafka pa kokë, e solli protestën përpara zyrave të principatës së vet, duke u dhënë shkak dhe arsye, të gjithë të pakënaqurve ndaj qeverisë së tij të dështuar, të bëhen njësh me studentët. Tanimë protesta gjithmonë e më shpesh, ka identifikuar te personi, kryeministër, pengesën për realizimin e kërkesave dhe zgjidhjeve të halleve të tyre.

Njeriu që si askush më parë, dinte të shkarkonte baltën e gabimeve të veta dhe të bashkëpunëtorëve të tij, te Opozita, te gazetarët, te analistët, te të varfërit, te hajdutët e energjisë, apo te hajdutët e vegjël të xhepave e kudo tjetër, sot e futi zjarrin e protestës, në shtëpinë e tij, me duart e tija. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, varrmihësi mjeshtëror i të tjerëve, paraardhës apo partner qofshin, po vetë-varroset politikisht, nga mendjemadhësia dhe marrëzia e pashërueshme që shkakton ajo…360grade.al

Modifikuar më E Enjte, 13 December 2018 17:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...