Ti, Profesor !...

E Enjte, 13 December 2018 18:58

- Meditime rreth portretit të kolegut tonë, Profesorit model Ali Shashai –

Të dielën, më 8 dhjetor, ne të dhamë lamtumirën e fundit ty, Profesor Aliu, njeriu ynë fisnik, familiari i përkushtuar, pedagogu i devotshëm, personaliteti i arsimit tonë kombëtar!
I dashur mik, ikja jote na drithëroi zemrat. Madje, qe kaq e beftë! E papritur, sa na dole edhe fjale. As një javë më parë, pas një takimi të bukur që kaluam shoqërisht, na ftove për kafen e radhës kësaj të diele. Ishte hera e parë që nuk e mbaje fjalën. Ndaj ne u detyruam atë ditë të të pinim kafen e hidhur të ngushëllimit...
Vërtet pate një ikje të bukur, të thjeshtë, pa bezdisur njeri, me fjalë në gojë, duke biseduar me ustain që kishe futur në shtëpinë tënde private, me sqepar në dorë. Se edhe vetë duart të hanin për punë (Për të na zbehur ca trishtimin e dhimbjen tonë, një shoku ynë zuri të na rrëfente sesi njwherw ti, Prof. Aliu, kur kishe shkuar kohë më parë në Itali tek vajza, kishte blerë si merakli, veç nja dy librave, edhe një komplet të mrekullueshëm veglash marangozi. Tek po mundoheshe t’i fshihje në valixhen e udhëtimit, të pa vajza (se minarja nuk futet në thes, de!) dhe të kishte bërë për një pare...).
Ikja jote, i dashur Aliu, pikëlloi së pari familjen tënde: bashkëshorten mesuesen e zelleshme znj. Lumi, vajzat, motrat e moshuara, nipat e mbesat. Se ti qe bashkëshort dhe familjar i përkushtuar, prind i dashur që edukove tri bija të mrekullueshme, qe një vëlla i shtrenjtë, një dajo i gjindshëm e shembullor.
Ti, Profesor Aliu, qe një qytetar model, njeri që dje ta gjije fjalën e ëmbël e të përkorë, ta ndrtoje bisedën e meçur në nivele të ndryshme, si me njw njeri të thjeshtë, ashtu edhe me një të shkolluar e të ngritur. Ndaj të njohu e të respektoi një Elbasan i tërë!
Ty, Profesor Aliu, nuk të përkëdheli jeta! Por dite ta sfidosh bukur atë. Përfundove shkollen pedagogjike ‘’Luigj Gurakuqi’’ dhe fill paskëtaj, njohe baltat e Dumresë. Në vitin 1962 ndoqe studimet ne Universitetin e Tiranes ne Fakultetin Histori-Filologji, dega gjuhe shqipe dhe letersi. Vazhdues i tradites, bir i denjë i Xhuvanit, Domit, Cipos, do te filloje punë në Dragot e me pas nw Shtwpanjw si mesues i gjuhes shqipe dhe Drejtor ne zonen perkatese te qarkut te Elbasani, per te vazhduar per afer dy dekada Drejtor ne shkollen tetevjecare dhe te mesme ‘’Jorgji Dilo’’, ne shkollen e mesme ‘’L. Gurakuqi’’, ku u edukove me dashurine per profesionin e bukur dhe te veshtire te mesuesit. Nga viti ’76 shërbeve pedagog i jashtem nw ILP e më pas pedagog i rregullt, më tej dekan i Fakultetit te ciklit te ulet ne Universitetin ‘’A. Xhuvani’’. Në vitin 1989 fitove graden ‘’Doktor i Shkencave’’, më tej titullin ‘’Profesor i Asociuar’’. Shërbeve pedagog deri nw vitin 2010, kur dole në pension. U nderove edhe me medaljen “Naim Frashëri”, edhe me titullim “Mësues i Merituar”. Se i meritoje të gjitha.
Mesimdhenia, studimi dhe kerkimi profesional ishin pasioni dhe motivi jetesor yti, Profesor. Të patëm konsulent të çmuar në shumë veprimtari muzikore e festive (kujtojmë këtu 100-vjetorin e shkollës Normale, ngritjen e teatrit të kukullave në CU etj. etj.). Çdo dite ti do ta jetoje mes studentwve, punes se vrullshme. Dhe kete pervojw e paraqite me vullnet me shume botime, si: Metodike e mesimit te leximit e te shkrimit dhe e gjuhes shqipe, Metodike e gjuhes shqipe, Gjuha shqipe ne fakultetin e mesuesise, Leksikologji e gjuhes shqipe, Fonetike e gjuhes shqipe, Psikologji e leximit dhe e shkrimit, Tekstologji shkollore, Zhvillim i aftesive linguistike, pa harruar këtu tekstin alternativ të abetares për klaswn e parw, si dhe dy librave te tjere: nje ne botim dhe tjetri doreshkrim. Ishin studime përvoje, rezultate konkrete dhe shumwdimensionale, analizë botimesh nw fushen e gjuhwsisw, tw didaktikes sw mwsimdhwnies dhe tw tw nxwnit nga ana e fwmijwve, metodika tw shkruarit, tw shprehurit paster, drejtshkrimi, drejtshqiptimi etj.
Ti, Profesor Aliu, ike në këto ditë, kur studentët e Elbasanit, të Tiranës, të Shkodrës... janë ngritur në protestë për kushte më të mira. Një nga kërkesat e tyre është ajo e pastërtisë së figurës së pedagogut. E pra, Ti e mbajte lart atë figurë gjatë gjithë jetës. (Njëri nga mësuesit që ka qenë koleg me ty në vitin shkollor 1957-’58 në shkollën fillore të Dragotit, na tregonte sesi kur ndonjë nxënës të sillte një shishe qumësht, ti menjëherë fusje dorën në xhep dhe bëje çmos që vogëlushi ta merrte kartëmonedhën e kuqe). I tillë qe edhe pedagog, në luftë kundër korrupsionit.
Ti, Profesor, e lartwsove individualitetin e personalitetin me punen dhe vetmohimin tënd. Do te na mungoje fjala jote e urte, e mençur, orientuese per veprim. Për të gjithë këto të jemi mirënjohës dhe nga thelbi i zemrës të shprehim nderimin tonë. Tani qe nuk të kemi më, e ndjejmw si detyrim per ta respektuar vepren tënde, ashtu sikurse ti respektove te vdekurit dhe te gjallet. Me mbeshtetje shume te gjere nga qytetarë, shokë e kolegë, sugjerojmë e propozojmë qe Fakulteti i mwsuesisë së UE-së të pwrjetwsojë emrin tënd, Prof. Ali Shashaj.
Lamtumirë, i dashur Profesor! Të qoftë i lehtë dheu i vendlindjes!
Prof.As.Dr. Teuta Toska
Prof.As.Dr. Shpetim Çaushi
Prof.As.Dr. Astrit Bishqemi

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...