I Çmenduri ka dalë nga faza, kërcënon Rektorin e Universitetit: Je i pafytyrë, do të…

Premte, 14 December 2018 18:22

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar hapur rektorin e UT-së Mynyr Koni, duke deklaruar se do vij vetë në auditor dhe shpresoj të keni kurajo të mi thoni në sy ato që keni shkruar në facebook.
Gjithçka ka marrë shkas nga protesta e studentëve që prej 11 ditësh protestojnë për uljen e tarifave, dhe për 7 kërkesa të tjera që lidhen me rritjen e cilësisë në universitete.
Ditën e djeshme, Rama mblodhi rektorë dhe dekanë dhe i bëri përgjegjës për gjendjen e universiteteve që kanë çuar studentët në protestë.
“Nëse ka ardhur dita që ju të fshiheni kur duhet ti dilni ju përballë studentëve, nëse ka ardhur dita që trupat brenda ndahen të partive dhe nëse ka ardhur dita që tja lini rrugës fatin e studentëve atëherë po më falni po duhet ta rishikojmë autonominë se mbase ka qënë e parakohëshme”.
“Unë jam i mendimit që bordi i administrimit duhet të shkarkohet i gjithi dhe të zëvëndësohet nga një person publik. Kur mendoj që rektori është i arratisur nga përgjigjësia dhe që ka bllokuar disa dekanate për arsye të mosarsyres, them: Ku po jetojmë?”, deklaroi dje Rama.

Sot reagoi rektori i UT-së, Mynyr Koni me një status në facebook, ku tha se Rama ka ushtruar presion dhe shantazh ndaj tij. Sipas Konit, në krye të bordit të UT-së është nje funksionar i PS-së.
“Në çdo rast, Ju ushtroni presion, intimidoni, ironizoni dhe shantazhoni, jo vetëm në mënyrë të drejtëpërdrejtë por edhe nëpërmjet mediave që janë pranë qeverisë.
Është e vërtetë që në Universitetin e Tiranës, ka patur probleme të brendshme, të inskenuara nga kasta drejtuese e vjetër e universitetit, për qëllime të caktuara, që fatkeqësisht kanë gjetur mbështetjen nga institucionet më të larta të Shtetit Shqiptar.
Bordi i Administrimit të Universitetit të Tiranës, nëpërmjet Administratorit të UT (aktivist në fushatat elektorale të Partisë tuaj), është përpjekur sistematikisht të pengojë zhvillimin normal të punës”.
Përmes një statusi në Twitter, Rama e quan rektorin të pafytyrë dhe e kërcënon se do shkojë vetë në universitet. “Zoti Rektor i UT, unë e mëshiroj pafytyrësinë Tuaj të dyfytyrtë dhe reagimin Tuaj tipik për burrat rrëshqanorë! Sidoqoftë,unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor,ku shpresoj të keni kurajon të m’i thoni në sy veshëgjatësitë e shkruara në reagimin Tuaj që flet vetë për Ju”, shkruan Rama./RD

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...