Publikohet përgjimi, si u kërcënua infermieri pse mori pjesë në protestën e studentëve

Saturday, 15 December 2018 16:51

Ora News publikon ekskluzivisht përgjimin e telefonatës së shefit të Imazherisë në QSUT, Maks Basha, i cili kërcënon infermierin dhe kreun e Shoqatës së tyre, Elson Jaçaj, pasi ky i fundit thirri infermierët në protestë për kushtet, pagat por dhe mangësitë e spitalit ku punon.

Kryetari i Shoqatës së Infermierëve, Elson Jaçaj, është kërcënuar nga shefi i Imazherisë në QSUT, Maks Basha, pas kritikave që ka bërë në lidhje me funksionimin e QSUT.

Ora News publikon ekskluzivisht audiopërgjimin mes infemierit dhe shefit të Imazherisë, i cili kërcënon Jaçajn që të mos ndërhyjë në problemet që kanë infermierët në punë, por të shohë pragun e shtëpisë së tij, gruan dhe djalin.

Por, nga se nisi ky kërcënim?

Kreu i Shoqatës Elson Jaçaj, ka thirrur në protestë infermierët e vendit për të kërkuar të drejtat e tyre, kushte pune më të mira dhe paga po ashtu.

Jaçaj ka publikuar një status në rrjetet sociale në të cilat kërkon ndjesë që ka folur për problemet që janë në spitalin e QSUT, ku shprehet se të gjithë flasin nën zë për to, por askush nuk guxon të ngrejë zërin.

Por, pas këtij statusi infermieri merr një telefonatë nga shefi i Imazherisë në QSUT, Maks Basha.

Maks Basha: Je President i Shoqatës mo?

Elson Jaçaj: Po.

Maks Basha: Që kur?

Elson Jaçaj: Kam dy vite.

Maks Basha nën kërcënimin e tij për infermierin Jaçaj që të mos flasë publikisht për problemet e infermierëve në spitale, pagat e tyre, i thotë të shohë vetëm derën e shtëpisë së tij.

Maks Basha: Elison shiko çunin, zonjën në shtëpi dhe asgjë tjetër.

Basha i kërkon Jaçajt që të përgënjeshtrojë statusin në faqen e tij në facebook.

Maks Basha: Fshiji urgjent këto ndjesa se janë ironike dhe në dëmin tënd. Më shfrytëzuan thuaj, rashë viktimë. Çoja të gjithëvë, të thashë, shiko shtëpinë tënde. Urgjent, fshije atë dhe bëj këtë, jo në formë ironike. Ishte më e rëndë kjo që kishe bërë, ta dish.

Shefi i Imazherisë vijon kërcënimin ndaj infermierit, ku i thotë se pagat do rriten kur të kenë mbështetje.

Maks Basha: Kur të rriten rrogat, nuk do rriten se do duan, do rriten kur të kenë mbështetje, të ardhura, nuk i bëjmë dot as unë, as ti.

Pas kësaj telefonate infermieri Jaçaj ka rikthyer statusin me ndjesën e tij, duke thënë se ndjesa u drejtohej personave që mendonin se mund ta përdornin për interesa personale.

Megjithatë, Elson Jaçaj, nuk ka ndalur së denoncuari problematikat me infemierët, ku më i fundit është ai për korrupsionin në provimin e licencave.

Sakaq, në datën 20 dhjetor, infermierët kanë njoftuar se do të ngrihen në protestë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...