Protesta e studentëve/ Fuga: Sot kam një shqetësim të madh

Saturday, 15 December 2018 18:08

Akademiku dhe profesori , Artan Fuga në një lidhje “Skype” nga Franca për emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News 24” ka komentuar protestën e studentëve, ndërsa shtoi se kjo është një situatë shqetësuese kur sheh pjesën e të rinjve prej afro dy javësh në rrugë.

Si e keni parë protestën e studentëve?
Gjëja e parë që dua të them sot, është se situata e shoqërisë shqiptare sot dhe e kombit në përgjithësi, që rinia universitare që është në rrugë është një thirrje shumë e madhe për ata që kanë përgjegjësi për integrimin e saj në shoqëri. Qeveritarët, nëpunësit, drejtuesit të ministrisë së arsimit, bordet, senatet, pedagoget të rrimë nëpër shtëpitë tonë, pa u shprehur dhe pa qenë të shqetësuar për këtë çështje. Sot kam një shqetësim shumë të madh, është momenti që ne duhet ta kuptojmë. Nuk është një ditë, por po bëhen një javë. Kjo nuk mund të vazhdojë më.

Pse nuk ka një dialog mes studentëve dhe kryeministrit?
Është padyshim që midis rinisë, mes politikave qeveritar, por edhe institucioneve ka një humbje besimi. Ka një lloj bjerje e atij mirëkuptimi që duhet vendimet sa më shpejt. Ka një ngërc në këtë marrëdhënie.

Nuk dua t’i shtojë edhe më shumë elementë të ngatërruar kësaj pazzle, por dua të them që nga ana e zotit kryeministrit kërkohen përfaqësues të dialogojë, sepse është e pamundur të dialogojë dhe ky nuk është mekanizmi i duhur përball një mase të tillë. Studentët kanë kërkesa të ndryshme, ka pikëpamje të ndryshme, politike dhe jo politike dhe nuk mund të presësh që ato në dhjetë ditë të kenë një mirëkuptim”, tha Fuga.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...