Euro zbret afër 123 lekë, në minimumin e dekadës, a po ndikon pastrimi i parave?!

Hënë, 17 December 2018 14:05

Monedha e përbashkët europiane e ka nisur javën e nënçmuar përkundrejt monedhës vendase. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 123.19 lekë, rreth 0.22 pikë më pak se fundi i javës së shkuar. Prej fillimit të dhjetorit euro është nënçmuar ndaj lekut me më shumë se një pikë, duke shënuar rekorde të ulëta të këmbimit të njëpasnjëshme, të cilat nuk i prekte që prej dhjetorit të vitit 2008.

Sipas ekspertëve, shkak kryesor i rënies së euros këtë fund viti janë volumet e ulëta tregtare. Gjithashtu edhe protestat ka pasur ndikim në qarkullimin e ulët, duke qenë se ka paralizuar konsumin sipas aktorëve kryesor të tregut.

Historikisht euro shfaqet e dobët përkundrejt lekut me afrimin e festave të fund vitit, mirë po sipas ekspertëve duke qenë se ky vit ka qenë i dobët për monedhën e përbashkët, nënçmimi këtë fund vit ka qenë më i theksuar.

Ndryshe nga tregu vendas ku euro po shfaqet e dobët, në tregjet ndërkombëtare monedha e përbashkët ka fituar pikë përkundrejt dollarit. Sipas kursit të publikuar nga Financial Times një euro po këmbehet me 1.13 dollarë, nga 1.12 që këmbehej një muaj më parë. Kjo është reflektuar edhe në zhvlerësimin e dollarit në tregun vendas, i cili sot ka humbur gjysmë pike përkundrejt lëkur. Një dollar u këmbyes sot sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë me 108.66 lekë.

A po ndikon pastrimi i parave?!

Që prej mesit të vitit 2016, euro ka hyrë në një trajektore të vazhdueshme rënëse, duke humbur 15 lekë, që nga maji i 2016-s, për të arritur aktualisht afër 12 lekëve. Deficiti i llogarisë korente (direfenca mes prave që hyjnë dhe dalin në vend) nuk ka shënuar ndonjë përmirësim të dukshëm gjatë periudhës, që do të justifikonte zyrtarisht këtë forcim të monedhës vendase. Psh, në tremujorin e tretë të këtij viti, deficiti i llogarisë korente ishte minusr 146 milionë euro, nga minus 143 milionë euro të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që euro me zor u stabilizuar afër 126 lekëve, pas shumë ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në qershor-gusht dhe nisi rënien që kur Banka e la sërish kursin e lirë. Edhe në tremujorin e parë deficti korente ishte në përkeqësim dhe vetëm në të dytin ai u përmirësuar.

Në një raport të fundit të MONEYVAL, mekanizimi i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave, vihej në dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave. Raporti konstatonte se “Sektori i lojërave të fatit (përmes kërcënimit të infiltrimit kriminal në pronësi dhe në aktivitet) dhe sektori i pasurive të paluajtshme shihen që kanë një rrezik të madh për pastrimin e parave”.

Raporti theksonte se ndërsa në banka kontrolli është më i lartë, Moneyval i konsideronte me rrezik të lartë sektorët e këmbimit të parave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...