‘Unaza’/ Basha: Nesër fakte të reja për aferën korruptive, dalin emrat e parë

Tuesday, 18 December 2018 17:52

Kreu i PD, Luzlim Basha ka marrë pjesë në protestën e banorëve të zonës së Astirit të cilët preken nga projekti i Unazës së Re. Në ditën e 46 të protestës, Basha paralajmëroi se nesër PD do publikojë fakte dhe dokumente të asaj që ai e quan aferë korruptive. Sipas Bashës, Rama jo vetëm që ka dashur të vjedhje 40 mln euro nga buxheti i shtetit, por do të ndërtojë pallate.

“Kjo është aferë korruptive. Kjo që them sot nuk është thjesht një gisht akuze ndaj Ramës. Çdokush e di që i vetmi njeri që mund të vërë në lëvizje ARRSH, ministrinë, bashkinë dhe ti lidhë veshët dhe sytë Arta Markut këtë qytetarët e dinë fare mirë. Nesër do publikojmë një pjesë tjetër të kësaj afere korruptive. Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhës mbi 40 mln euro nga buxheti, por mbi këto rrënoja do të ndërtojë pallate shumëkatëshe. Ai është Edmond Bego, e mbani mend emrin e tij. Mos veprimi i Prokurorisë tregon kapjen nga Edi Rama. Në kushtet kur Prokuroria nuk vepron, qytetarëve u ka mbetur vetëm rruga e protestës”- tha Basha.

Modifikuar më Tuesday, 18 December 2018 17:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...