Projektet e mëdha në fund, investimet e huaja në energji ranë 47%

Hënë, 24 December 2018 11:35

Investimet e huaja arritën në 266 milionë euro në tremujorin e tretë të vitit, duke rënë me 9.2% në raport me të njëjtën periudhë të 2017-s. Të dhënat e reja, të publikuara sot nga Banka e Shqipërisë bënë të ditur se efektin kryesor në këtë rënie e ka dhënë pikërisht energjia, sektori që vitet e fundit ka udhëhequr rritjen e investimeve të huaja.

Investimet në energji zbritën në 101 milionë euro për periudhën korrik-shtator, nga 194 milionë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke rënë me 47%.

Rënia e investimeve në energji është kompensuar nga rritja e tyre në dy sektorë, atë të industrisë nxjerrëse, me 41%, duke arritur në 55 milionë euro, si rrjedhojë e shtimit të aktivitetit nga Bankers petroleum, që shfrytëzon me koncesion fushën më të madhe naftëmbajtëse në Europë, atë të Patos Marinzës. Sektori I dytë, që ka parë zgjerim të lartë, është ai I aktiviteteve të pasurive të paluajtshme, me 138%, në 31 milionë euro.

Për 9 mujorin, investimet e huaja në total 758 milionë euro, me një rritje prej 12%, si rrjedhojë e performancës së mirë të sektorit të energjisë në tremujorin e parë të vitit, ndërsa në dy tremujorët e tjetë investimet ishin në rënie. Në tremujorin e parë, investimet në energji arritën në 182 milionë euro, si rrjedhojë e punimeve të vështira që u bënë në zonën e Skraparit për shkak të tubave të gazsjellësit TAP që u shtruan nën lumenj. Në total për 9 mujorin, investimet në energji arritën ne 387 milionë euro, duke përbërë 51% të totalit dhe duke e lënë vendin të varur nga ecuria e tyre, ndërkohë që në 2019-s, projekti I gazsjellësit TAP pritet të përfundojë.

Investimet e mëdha drejt fundit

Për rreth katër vite, investimet e huaja direkte kanë qëndruar në nivele të larta për shkak të dy projekteve të mëdha në energjetikë,  punimet për hidrocentralin në lumin Devoll nga Statkraft  dhe gazsjellësi TAP. Së bashku, të dy investimet llogariten në rreth 2 miliardë euro, nga të cilat 1.5 miliardë euro janë për gazsjellësin TAP, sipas burimeve zyrtare.

Edhe kompania Statkraft që po ndërton hidrocentralet mbi Devoll ka përfunduar hidrocentralin e Bënjës dhe po ndërton HEC-in tjetër të Moglicës, një investim prej rreth 300 milionë euro, që pritet të përfundojë brenda dy vitesh. Një tjetër investim i madh në energji është HEC Ashta nga austriakët e Verbund.

Statistikat e mëparshme të Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i investimeve në energji u rrit me shpejtësi, nga vetëm 13 milionë euro në fillim të 2014-s, në gati 1.9 miliardë euro në qershor 2018, duke zënë 26% të stokut direkt të investimeve dhe duke kaluar në vend të parë, si pasojë e stanjacionit të telekomunikacioneve dhe bankave.

Sipas burimeve zyrtare nga TAP, punimet për gazsjellësin TAP janë drejt fundit. Sot, rreth 90% e punimeve totale për ndërtimin e segmentit tokësor të TAP në Shqipëri është i përfunduar. Tashmë ndërtimi po fokusohet te segmenti më i vështirë i të gjithë gazsjellësit, në malin e Ostrovicës, në rreth 2100 metra mbi nivelin e detit dhe në pjesën detare. Projekti do përfundojë në 2019-n.

Institucionet ndërkombëtare kanë tërhequr shpesh vëmendjen për nevojën e zëvendësimit të këtyre projekteve me investime me vlerë të shtuar të lartë dhe të orientuara drejt teknologjisë.

Për shkak të përfundimit të projekteve të mëdha, FMN ndërkombëtare në raportin e fundit të tetorit uli parashikimin për rritjen e vendit në 2019-n, nga 3.8% në 3.7%, ndërkohë që për 2018n zgjerimi ekonomik pritet në 4%.

Capture 31Capture 31

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...