Dëshmi të reja për vrasjen e Marvi Mihalit

Hënë, 24 December 2018 16:47

Gjykata e Tiranës vazhdon të marrë deshminë e personave për vrasjen e Marvi Mihalit, i cili u vra për një karikues verën e vitit 2017. Këtë të hënë ka dhënë dëshminë Grejsi Stermasi, shoqe e viktimës e cila ishte me të ditën e ngjarjes. Ajo i ka treguar gjykatës se atë ditë ishte me Marvin dhe disa miq në sheshin “Nënë Tereza”.

Sipas saj, miku i tij Armendi e kishte marrë në telefon duke i kërkuar të shkonte tek stadiumi “Dinamo” , pasi kishte konflikt me disa persona. Armendi i kishte thënë më pas në spital shoqes së tij se 21-vjeçarin e kishte qëlluar me thikë Devi Bitraj. Dëshmi ka dhënë dhe Besim Sokolaj, i cili ka qenë prezent kur ka ndodhur krimi, pasi punonte roje në një kazino. Sokolaj tha se nuk e kishte parë momentin e vrasjes së Marvit, por vetëm një përleshje mes disa të rinjve.

Sokolaj sqaroi se nuk kishte ndërhyrë pasi nuk donte të rrezikonte vendin e punës. Kjo dëshmi solli dhe reagimin e prindërve të Marvi Mihalit, të cilët thanë se ndërhyrja e rojes mund t’i kishte shpëtuar jetën djalit të tyre. Në seancën e ardhshme te datës 14 Janar do të japin dëshmitë e tyre dy personat e arrestuar Devi dhe Eugen Bitraj. Ndërsa në kërkim vazhdojnë të jenë Marsel dhe Gridens Alla.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...