"Banorët e Unazës" firmosin 4 kërkesa për qeverinë: Të mbrojmë me gjak shtëpitë

Hënë, 24 December 2018 17:48

Banorët e “Astirit”, vijojnë protestat e tyre për të 52-ën ditë radhazi, ku kërkojnë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të këtij projekti.

Në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe një artist, i cili u shpreh: “Unë nuk jetoj këtu, por ju mbështes. Ju nuk jeni debitorë por jeni të rregullt”.

Banorët janë shprehur se Rama është në përfundim të kohës së tij, ndërsa në kor thanë: “Burg, burg për hajdutët”, “Unaza e bashkuar ka për të fituar”, “Qeveri hajdute!”, “Qeveri e krimit” etj..

Nga ana e tij, juristi Artan Manushaqe, i cili është edhe banorë i zonës, paraqiti 4 kërkesa për Kryeministrin.

“1- Çfarë është bërë me pezullimin e punimeve?
2- Shpronësim me vlerë tregu të banorëve.
3- Zona të zhvillohet me shërbime dhe infrastrukturë.
4- Plotësimi i kërkesave të studentëve”, ishin kërkesat që rënditi Manushaqe.

Sipas tij, Rama po heq përgjegjësinë dhe po ua lë atë forumeve, ndërsa shtoi se Unaza e Re është rruga e funeralit politik të Ramës.

Në mbështetje të tyre, deputeti i PD-së tha se ndërsa sot është një ditë feste, banorët e Unazës së Re protestojnë për pronën e tyre. Sipas tij, “këta banorë u kanë shpëtuar shqiptarëve 40 milionë euro”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...