Fundviti “djeg” miliona euro – Ndalimi i fishekzjarreve, në 2018 rekord historik importesh

Tuesday, 25 December 2018 14:13

Ky do të jetë fundviti i parë pas dekadash, pa fishekzjarre në përdorim personal dhe masiv. Me vendim të tre ministrive përkatëse është urdhëruar ndalimi i tregtimit dhe përdorimit të tyre, për arsye sigurie. Veç zhurmës dhe ngjyrave të fishekzjarreve në pjesën dërrmuese të shtëpive shqiptare, ky vit i ri do të privojë një industri të tërë; atë të fishekzjarreve. Të dhënat zyrtare nga Instat tregojnë se zëri i fishekzjarreve në importe përkthehej në 682 milionë lekë importe, ose rreth 5 milionë euro.

Kjo kategori përfshin edhe eksplozivët, por që kanë një peshë të papërfillshme në vlerën e përgjithshme. Por, shifra nuk tregon vlerën reale të kësaj industrie në vendin tonë, pasi produktet shiten me pakicë me çmime bindshëm më të larta. Të dhënat e 11 muajve të këtij viti ndërkohë, flasin për shifër rekord importesh.

Paçka se, Dhjetori nuk është pjesë e shifrës totale, kemi të bëjmë me një rekord historik. Në vetëm 11 muaj janë importuar pak më shumë se 700 milionë lekë fishekzjarre, ose rreth 5.8 milionë euro, më shumë se çdo vit tjetër i plotë. Pra, pikërisht në vitin që u vendos ndalimi i tregtimit të tyre, duket se tregtarët shqiptarë kanë importuar sasinë më të madhe ndonjëherë të këtyre produkteve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...