“Vrasje e paralajmëruar”, Ekskluzive / Zagani: Urdhri politik për mbrojtjen e Tahirit

Tuesday, 25 December 2018 23:06

Gjykata vë në rrezik jetën e dëshmitarit, i cili ka qenë burimi konfidencial i ish shefi i antidrogës Dritan Zagani, që denoncoi pari lidhjet e Ministrit të Brendshëm Tahiri me bandën e Habilajve. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, në shkresa dhe vendime jep emrat e plotë të burimit dhe familjarëve, ndonëse në dëshmi, ai vetë deklaron se është nën kanosje të vazhdueshme. Ndërkohë zyrtarët e lartë të policisë, njësoj si Zagani pranojnë se është hetuar Arben Dalipi, por heshtin për rezultatet.
Ndërkohë, ish shefi i antidrogës Dritan Zagani, paralajmëron rrezikun që i kanoset dëshmitarit, të çështjes, emrin e të cilit gjykata, prokuroria dhe disa media në vend e kanë publikuar, duke ekspozuar atë dhe familjen e tij përballë kanosësve.

INTERVISTA E PLOTË ME DRITAN ZAGANIN

1. Pas pesë vitesh proces të stërzgjatur, dënimin me 4 vite e gjysmë burg e konsideroni hakmarrje apo drejtësi?
Në mendimin tim profesional do të thoja as hakmarrje as drejtësi. Thjesht një zhdrejtësi, nga ajo zhdrejtësia që tashmë është bërë diçka kronike në Shqipërinë tonë të dashur. Po ta shohësh në të gjitha aspektet ku vë dorë lideri suprem, bëhet ashtu siç vendos lideri. Pra lideri vërtetë e ka bërë në formën që mund të duket hakmarrje, por unë nuk e quaj të tillë sepse ai nuk e ka thjesht hakmarrje – e ka vetëmbrojtje. Ai ka qenë urdhër me shkrim dhe me gojë, si ta duash ti. Në prizmin e kësaj nuk mund ta quaj hakmarrje por vetëmbrojtje të tyre sepse po të mos dënohem unë e të marr pafajësinë e të dalë e vërteta ime, do të shkojnë në burg ata. Kështu që kush do të shkojë në burg? Kjo është domethënia.
E the shumë bukur fjalën preçedent. Me thënë të drejtën, këto çfarë kam lexuar më japin kënaqësi dhe më bëjnë të qesh. Këto 200 faqet i gjykoj në prizmin profesional dhe në atë se çfarë unë di dhe kam bërë. Më japin kënaqësi dhe frymëzim për ta vazhduar më tej këtë temë deri në Strasburg. Le të shërbejë ky dënimi im për shpërdorim detyre si precedent dhe të dënohen të gjithë ata që shpërdorojnë detyrën me gjysmën e kësaj që jam dënuar unë. Kjo do të jetë mjaftueshëm për ata të politikës në fjalë. Përshembull kam dëgjuar që Krimet e Rënda nuk dyshojnë më si trafikant droge ish-ministrin por e dyshojnë si shpërdorues të rëndomtë detyre. Le ta marrin precedentin tim dhe të marrë 2 vjet burg, boll e ka ai.

2. Dëshmitarët në gjyq duke përfshirë edhe ish-kolegët tuaj kanë konfirmuar deklarimet tuaja, si janë klasifikuar si prova?
Siç të thashë kjo më bën të qesh. Jam dënuar 4 vjet e gjysmë dhe kjo më jep kënaqësi, e kupton? Pse? Sepse lexoj një paçavurre, një gallatë aty që thjesht të jep gaz. Kur çdo gjë provon të kundërtën e asaj, ata të japin dënim. Çfarë do të thotë kjo? Ata nuk munden të konfirmojnë diçka tjetër sepse është i gjithë një proces ligjor i zbatuar konform rregullave e ligjeve të shtetit. Është praktikë rutinë e punës së Policisë ajo që kam bërë unë dhe ajo që diskutohet. Nuk e kam shpikur unë. Në këtë rast ndodhi që unë në këtë praktikën rutinë nuk mbylla dot sytë për x apo y dhe vazhdova proçedurat ashtu si duhet dhe duhet të hiqesha nga piaca. Në rastin tim konkret, praktika e punës e policisë kriminale në drejtim të trafikut të drogës, quhet shkelje e detyrës sepse e paskam bërë pa firmën e eprorëve? Ndërkohë që eprori im i drejtpërdrejt deklaron në sallë të gjyqit para gjykatës se drejtues i operacionit kam qenë unë. Përsëri quhet shpërdorim detyre për gjykatësen e nderuar, zonjën Zarka.

3. A ka ekspozuar gjykata dëshmitarët konfidencialë përballë publikimeve dhe rrezikut?
Duhet sqaruar një fenomen që qarkullon i shitur publikut ndryshe por realiteti qëndron ndryshe. Policia e shtetit në praktikën rutinë të punës, ka detyrimin dhe mbledh informacion në të gjitha rrugët e mundshme të parashikuara nga ligji. Në procedurën e punës, një oficer, ka burime të hapura dhe të mbyllura të ndryshme. Në qoftëse burimet e mia janë burime të mbyllura që janë të regjistruar si elementë informatorë të Policisë së Shtetit, atëherë këto quhen të mbyllura dhe nuk mund të flitet dhe nuk mund të bëhet asnjë gjë nga ana e oficerit. Ndërsa unë në rastin konkret, nuk kam pasur të bëjë me të tilla burime por me burime të miat personale, konfidenciale, të cilat unë i prezantoj ku dhe si të dua unë personalisht. Ligji nuk me kufizon mua që burimin tim konfidencial ta prezantoj me miqtë e mi apo me ty sot në rastin konkret. Ligji nuk më pengon mua që burimet konfidenciale detyrimisht t’i regjistroj si informator, dhe ata akoma sot vazhdojnë ta shesin informator. Lidhur me pyetjen a e shikon si të tepruar jashtë mase ekspozimin e burimeve konfidenciale ne rastin e ceshtjes sime, une do ta permbledh me nje term tjeter. Kjo që po bëhet është një vrasje e paralajmëruar, do të thotë që ata po bëjnë gjithçka që të më shesin publikisht mua si tradhëtarin e informatorin e policisë, si tradhetarin e bashkëpunëtorin e policisë, si policin e korruptuar që shet informacionin apo informatorin, me këte që po bëhet ditët e fundit po bëjnë çmos që të dalë pikërisht kështu, që të justifikojnë e para dënimin e dhënë jashtë çdo forme e jashtë çdo rregulli dhe e dyta, të largojnë vëmendjen nga thelbi i së vërtetës që është hetimi i drogës nga këta që nga ushatarët e Edi Ramës dhe Edi Rama vetë. Duhet që nesër pasneser kur ai person qe e kane ekspozuar deri ne kete pike saqe njihet publikisht nga te gjithe shqiptaret dhe te huajt sot si bashkepunetort e quajne ata por nuk ka qene bashkepunetor, ka qene thjesht nje mik i imi burim konfidencial dhe asgje me shume. Duhet qe neser kur te vritet ta vrase mafia per punen qe ka ber, per ndihmen qe me ka dhene mua ne polici ta justifikoje me ke e shiti Zagani. Ndërkohë që s’po lënë gjë pa nxjerrë në gazetë, dhe një nga ato pinokët e Karlo Bolinos ma shet nga informacionet e freskëta momentale që unë mund të them hakmarrje personale që e ka me mua se gjoja unë paskam kërcënuar një gazetar ordiner se çfarë është një pinok i Karlos që unë nuk e njoh. Unë e shoh një vrasje të paralajmëruar po them, një vrasje e paralajmëruar më kupto drejt. Dhe duan ta maskojnë ato që e dinë shumë mirë që do të ndodhë, me gabimin dhe me pisllëkun që e kanë bërë duan ta maskojnë dhe të ma veshin mua si faj, duke përgatitur terrenin me çfarë po bëhet tani për momentin.

4. A mendoni se ka nuanca dhe ndikim politik vendimi ndaj jush?
Personi me inicialet A.D. ishte zotnia në fjalë që po flasim tani. Informacione të gjithanëshme, të plota, unë e diskutova me eprorët e mi, përpiluam informacionin, nëpërmjet drejtorit të nderuar, ushtarit të Saimir Tahirit tashmë i vërtetuar. Ish-drejtorit në Fier, Ervin Hodaj. Ervin Hodaj më prezantoi me një tjetër Ervin në drejtorinë e përgjithshme të policisë, Ervin Hasrama edhe ky një nga ushtarët e Policisë që duam. Çfarë bëjnë? përpilojnë informacionin dhe fillojnë me metoda proaktive sic e ka policia përpara se t’ia referojë Prokurorise. Dhe nga metodat proaktive vërtetohet katërcipërisht informacioni që unë kisha përpiluar që ishte i vërtetë, që ishte i saktë. Gjithë aktiviteti kriminal, qoftë në drejtim të trafikut të drogërave të rënda, qoftë në drejtim të bashkëpunimit me Greqinë ku mbante mjetin lundrues, qoftë në drejtim të organizimit të trafikut të lëndës narkotike kanabis sativa me origjinë nga Lazarati i asaj kohe. Pra duke qenë se u vërtetuan katërcipërisht ato që unë kisha informuar, nëpërmjet drejtorit qendrën, Ervinët zinxhir njëri pas tjetrit, ata vendosën që ta referojnë dhe në Prokurori. Bënë kërkesën për të më vënë në ndjekje në Gjykatë. Mbas dy ore tre informacionesh që kam dhënë më është dhënë përgjigje nga Ervin Hasrama sepse Ervin Hodaj filloi punën e SHKB për të më përjashtuar nga Policia dhe për të më futur në burg në shërbim të urdhërit të Saimirit që ma zhdukni atë oficerin. Vetëm Ervin Hasrama mbante lidhje me mua. Më thotë “Nuk e godasim dot. e kam dërguar dy herë kërkesën për ta ndjekur atë person me proçedim aktiv penal dhe të dyja herët nuk është filluar procedimi. Dikush e mbron.” Unë, kaq informacion kam marrë dhe më shumë se Ervin Hasrama nuk e vë dot gishtin se ku dhe si mbrohej. Por nuk e përjashtoj me çfarë më ndodhi mua në dijeninë e këtyre Ervinave, nuk e përjashtoj as bashkëpunimin e tyre.

5. A e keni apeluar vendimin në shkallën e dytë të Vlorës? Shpresoni të ketë ndonjë reflektim?
Sapo kam marrë në mënyrë ligjore, dokumentin që ka dërguar në Apel avokati im. Nuk dua të paragjykoj as Apelin e Vlorës as Adelina Zarkën e e Fierit të cilën e ka paragjykuar Zoti por në dhjetëshen e parë e gjykatësve të korruptuar të cilën e ka publikuar Ambasada Amerikane para katër vjetësh, ka qenë zonja në fjalë që më ka dënuar mua si të pandershëm. Megjithatë ia kam lënë Perëndisë Adelinën, se kush e njeh Adelinën si gjyqtare e mua si polic e dinë si janë punët e si është gjendja. Pa i hyrë paragjykimeve, në Vlorë, për situatën që është, për momentin që po kalon drejtësia ose zhdrejtësia shqiptare, unë nuk kam pikën e besimit. Nuk e paragjykoj as se do të më dënojnë më shumë, as se do ta përgjysmojnë apo do të më japin pafajësi. Unë pres që ata të jenë të ndershëm të paktën me procedurën e jo si këta të shkallës së parë që shkuan 5 vjet për një shpërdorim detyre. Pres thjesht të jenë korrekt me procedurat dhe le të vendosin atë që duan të vendosin, më japin thjesht kënaqësi. E thashë më parë që le ta bëjnë precedent shpërdorimin tim të detyrës në Shqipëri sepse do të jem i kënaqur që ai precedent të shërbejë që të fusin në burg të gjithë këta maskarenj që janë shumë në politikën tonë e që kanë lidhje me trafikun e drogës. Por dua që të mbarojë si procedurë dhe unë me shtetin shqiptar do të jem vetëm përpara Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Vetëm atij vendimi do t’i bindem. Nëse unë në Strasburg do të marr vendimin qoftë edhe 1 ditë burg, do vij me këmbët e mija dhe do ta shlyej burgun në Shqipëri. Por pa u bërë ajo drejtësi, pa atë vendim gjykate, ta harrojnë se më shohin mua aty.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...