Mesazhi Metës për shqiptarët: Mos e lini fatin tuaj në dorën e…

Hënë, 07 Janar 2019 22:24
 
Presidenti i Republikës, Ilir Meta nëpërmjet emisionit “A Show” të gazetarit Adi Krasta ka përcjellë sot një mesazh të fortë dhe shumë të drejtpërdrejtë për shqiptarët, të cilët i ka ftuar të ngrenë zërin për të kërkuar respektimin e të drejtave të tyre. “Njerëzit duhet të jenë më të ndjeshëm për fatin e tyre dhe të mos e lënë atë thjesht në dorën e Presidentit, Kryeministrit, të kryetarit të opozitës apo të dikujt tjetër. Duhet të ngrenë zërin, duhet të kërkojnë të drejtat e tyre, duhet të kërkojnë përfaqësimin e tyre”, - ka apeluar Meta.
PJESË NGA INTERVISTA
Gazetari: Presidenti i Republikës cilido qoftë ai ose Kryeministri ose shefi i opozitës ose një drejtues i një institucioni të rëndësishëm kushtetues ka edhe një raport personal, gjithmonë ka pasur. Mund të them unë me 30 vjetët e mia në observim si një specialist i marrëdhënieve publike, jo vetëm i gazetarisë, që ju personalisht nuk keni besim individual, njerëzor te Rama dhe te Basha? 
Presidenti Meta: Nuk kam çështje me besimin tek individët. Kjo ka të bëjë me funksionimin e demokracisë, me funksionimin e institucioneve..... 
Gazetari: A mund të shkojmë në një nivel komunikimi më bazik, sepse kjo është shumë e gjerë. Unë kam një ndjesi që ju nuk besoni te këta dy individë. E dyta, si një “kafshë politike” po themi apo si një politikan race... 
Presidenti Meta: Kjo nuk i duhet askujt nëse unë kam besim te dikush, por sidomos në pozicionin që kam unë besoj vetëm te demokracia. Besoj tek institucionet dhe besoj se njerëzit duhet të jenë më të ndjeshëm për fatin e tyre dhe të mos e lënë atë thjesht në dorën e Presidentit, Kryeministrit, të kryetarit të opozitës apo të dikujt tjetër. Duhet të ngrenë zërin, duhet të kërkojnë të drejtat e tyre, duhet të kërkojnë përfaqësimin e tyre dhe është sistemi që i mbron ata nga padrejtësitë dhe është sistemi që u siguron atyre një perspektivë më të mirë.
Kjo është ajo që unë kërkoj dhe kjo është eksperienca ime në 28 vite, sepse ne kemi njohur në 28 vite njerëz të ndryshëm në pozicione të ndryshme dhe kemi vënë re metamorfoza të pabesueshme. Duhet të jemi syçelët që fatin tonë e kemi në dorë vetë dhe çdo ditë duhet të jemi më kërkues ndaj demokracisë dhe demokracia është aq e fortë sa ne e bëjmë atë dhe është aq e dobët sa ne dorëzojmë të drejtat tona. 
Gazetari: Fjalët kyçe që ju keni përdorur në frazën tuaj ishin: syçelët, ekzaminim, vëmendje dhe sukses. Ka rrezik që kjo marrëdhënie individuale me ta t’ju bëjë pak paranojak? 
Presidenti Meta: Unë nuk kam asnjë problem në raportet individuale. Raportet e mia janë të mira me të gjithë, nga ana institucionale mendoj që nga ana ime janë gjithmonë perfekte, janë bashkëpunuese, janë të qarta se çfarë mund të bëhet, se çfarë nuk mund të bëhet tani. Çfarë pengon për t’u bërë duhet zgjidhur, çfarë nuk bëhet, nuk bëhet për këto interesa apo për ato interesa. Gjërat janë të qarta, nuk kam unë asnjë problem individual. 
Gazetari: Por ama gjatë këtyre kohëve si politikan dhe në moshën që Ju keni sot, natyrisht jo në pozicionin kushtetues, në dijeninë Tënde, ju keni informacion, e keni parë metamorfozën që përmendët, ju dini ta lexoni interlokutorin, bashkëbiseduesin Tuaj deri në fund ose shumë? 
Presidenti Meta: Nuk është prapë shumë e rëndësishme. E rëndësishme është që njerëzit këtu në këtë vend të kuptojnë që demokracia nuk vjen as nga SHBA, nuk vjen as nga Brukseli. Të gjithë do të pajtohen me atë demokraci që do të pranojnë njerëzit këtu.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...