Shitja e Telekom Albania, Muçaj: Të ofrohet garanci për punonjësit, kontratë kolektive

Premte, 18 Janar 2019 15:16

Pas zyrtarizimit të shitjes së kompanisë Telekom Albania te kompania ‘Albania Telecom Invest AD”, Sindikata e Punonjësve të Post-Telekomit kërkon garanci për punonjësit, duke garantuar të drejtat e tyre në punë.

Në një prononcim për TV SCAN, kreu i sindikatës Renato Muçaj kërkon që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe AKEP të bëjnë publike negociatat e deritanishme.

Muçaj kërkon dhe nënshkrimin e kontratës kolektive përpara finalizimit të shitjes, si e vetmja formë që mund të mbrojë punonjësit.

Deri më tani institucion shqiptare nuk kanë patur asnjë reagim në lidhje me këtë çështje, ndërkohë që sindikata thekson se procesi i kalimit të pronësisë do të monitorohet.

Telekom Albania numëron rreth 400 të punësuar apo 27 për qind te punonjësve ne sektorin e komunikimeve celulare ne Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...