'Më rrahu dhe më detyroi të bënim seks', rrëfimi i vajzës me aftësi të kufizuara për shqiptarin

Saturday, 19 Janar 2019 09:40

Një dëshmi rrënqethëse është publikuar në mediat greke lidhur me 19-vjeçarin shqiptar, Aleksandër Luca, i akuzuar për vrasjen e studentes së re, Eleni Topaludis.
Bëhet fjalë për një denoncim për të prindërve të një vajze me aftësi të kufizuara, e cila prentendonte se shqiptari së bashku me një shokun e tij e kishin përdhunuar. Ngjarja ka ndodhur tre ditë pas vrasjes së studentes 21-vjeçare, Eleni.

“Më ftoi që të udhëtonim me makinë për të dëgjuar muzikë. Kur mbërritëm tek klubi më rrahu dhe më detyroi të bënim seks oral. Unë bërtita por me kërcënime dhe me rrahje më çuan tek banjot publike.”

Pas dëshmisë për përfshirjen e shqiptarit, babai i studentes 21-vjeçare, Eleni, ka bërë thirrje autoriteve që të reagojnë ndaj tij dhe ta dënojnë maksimalisht.

"Në qoftë se këta njerëz bënë atë që bënë për një vajzë të vogël me aftësi të kufizuara, dy ditë, tre pas vrasjes së vajzës tonë do të thotë shumë për ta. Unë e thashë atëherë, sepse e dija karakterin e vajzës sime, që ata kanë abuzuar me të. Këtë e vërtetojnë dëshmitë e vajzave të tjera,"-tha babai i 21-vjeçares, Yianni.

 

Edhe më herët, babai i 21-vjeçares ka bërë publike dëshmitë se 19-vjeçari akuzohej për përdhunimin e tre vajzave të tjera përkatësisht 17, 18 dhe 19-vjeçare, shkruan Report.

Vajzat fillimisht kanë shkuar në polici, në fund ato vendosën që të mos ngrinin padi kundrejt të riut shqiptar.

Përveç akuzave për përdhunim, shqiptari akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e studentes greke në bashkëpunim me një mikun e tij 21-vjeçar. Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, miku i shqiptarit e qëlloi atë me shufër hekuri në kokë dhe më pas e hodhën atë në det. Ngjarja ndodhi mbrëmjen 27 nëntorit të këtij viti. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...