Policia "qep gojën"/ Lleshi vendos të fshehë krimet

Tuesday, 22 Janar 2019 15:56

Policia e Shtetit ka vendosur të ‘qepë gojën’.

Me urdhër të Sandër Lleshit, ministër i Brendshëm është vendosur që të fshihen ngjarjet kriminale që ndodhin në Shqipëri.

Gjithçka duket se ka të bëjë me faktin se në vend po ndodhin shumë krime dhe ato bëhen publike, e rrjedhimisht tregojnë gjendjen e vërtetë në të cilën ndodhet Shqipëria.

Por me udhërin e Lleshit këto ngjarje kriminale që ndodhin në të gjithë territorin e vendit tani nuk do bëhen publike më, siç ndodhte zakonisht në Komunikatën ditore të policisë.

Tani kjo komunikatë është thjeshtë një hartim, pas asnjë datë, emër apo vend.

Siç edhe mund ti shikoni në fotot më poshtë të komunikatave e 7 ditëve të fundit.

Gjithashtu Lleshi ka dhënë urdhër që asnjë prej zyrtarëve të Policisë nuk duhet të bëjë publike ngjarjet që ndodhin në Shqipëri.

Urdhëri specifikon se në asnjë rast policia nuk duhet të publikojë grabitjet, vjedhjet, rastet e dhunës, plagosjet apo vendosjet e tritolit. Të vetmet ngjarje që do bëhen publike nga vetë policia, janë vrasjet, ku Sandër Lleshaj i ka kërkuar Policisë të mos i publikojë emrat e viktimave, as adresën se ku ka ndodhur ngjarja.

Bashkë me këtë urdhër Sandër Lleshaj ka klasifikuar komunikatën zyrtare të Policisë. Kjo komunikatë që kishte një përmbledhje të ngjarjeve që ndodhnin në vend, tashmë nuk do publikohet më.

Modifikuar më Tuesday, 22 Janar 2019 16:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...