Presidenti Meta takohet me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Tuz

Tuesday, 22 Janar 2019 16:20

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta zhvilloi një takim me përfaqësuesit kryesorë të partive politike shqiptare në qytetin e Tuzit, kreun e Aleancës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, kreun e Lidhjes Demokratike Shqiptare, Nikollë Camaj, kryetarin e Unionit Demokratik Shqiptar-Tuz, Fadil Kajoshaj e figura të tjera politike.

Presidenti Meta u njoh prej tyre me zhvillimet më të fundit për përgatitjet e zgjedhjeve vendore në këtë komunë që do të mbahen në 3 mars 2019 dhe koalicionin e arritur mes disa subjekteve politike shqiptare.
Presidenti Meta u bëri thirrje partive politike shqiptare që të maksimalizojnë votën e tyre dhe të përafrojnë qëndrimet në mënyrë që në komunën e Tuzit të fitojnë një shumicë që mundëson krijimin e qeverisjes vendore nga ana e shqiptarëve në koalicion me subjektet e tjera.

‘Është kënaqësi e veçantë që vizitoj Tuzin dhe njëkohësisht dua t’ju uroj një Vit të Ri sa më të mbarë.

Ju jeni në prag të zgjedhjeve që do të zhvillohen së shpejti në komunën e Tuzit. Ju uroj suksese të gjithë juve që merrni pjesë në këtë garë elektorale, që jo vetëm të kontribuoni për të përmirësuar qeverisjen vendore këtu por njëkohësisht për të treguar aftësitë drejtuese të shqiptarëve të Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe përmes edhe bashkejetesës me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera.

Dëshirojmë që të vazhdojmë këto marrëdhënie shembullore të Shqipërisë dhe Malit të Zi edhe që shqiptarët në Malin e Zi të vazhdojnë të jenë faktor kyç për të ardhmen euro-atlantike dhe europiane të Malit të Zi.

Ashtu sikurse dëshirojmë që shqiptarët të kenë një përfaqësim edhe më përfshirës edhe në nivel vendor edhe në nivel kombëtar, këtu në Malin e Zi, pasi ju e meritoni plotësisht dhe këto sigurime i kam marrë dhe nga Presidenti Gjukanoviç edhe nga Kryeministri Markoviç dhe Kryetari i Parlamentit.

Unë besoj se ju e keni vetë në dorë fatin tuaj dhe në zgjedhjet e 3 marsit ju do të keni mundësi të siguroni më mirë të drejtat tuaja’, - u shpreh Presidenti Meta në këtë taki

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...