Bonot pranë minimumit historik – Interesi bie në 1.3%, më i ulëti që nga viti 2016

Tuesday, 22 Janar 2019 18:09

Interesi i bonove 12 mujore po i afrohet sërish vlerave minimale historike. Në ankandin e të martës, interesi mesatar i ponderuar ra në 1.3%. Kjo shifër është shumë pranë minimumit historik prej 1.24%, që ishte regjistruar në mesin e vitit 2016.

Kërkesat për të blerë bono në ankande janë të larta, çka u pa qartë edhe në ankandin e fundit. Vlera totale e kërkesave arriti në 12.3 miliardë lekë, ndërsa shuma e bonove e të nxjerra në shtije nga qeveria ishte 10.3 miliardë lekë.

Tendenca në rënie e normave të interesit është e dukshme edhe në titujt me maturim afatgjatë. Rënia e interesave për bonot dhe obligacionet qeveritare lidhet me likuiditetin e lartë në treg dhe kërkesën më të ulët të qeverisë për para në tregun e brendshëm.

Në tetor, qeveria shqiptare emetoi eurobonde për një vlerë prej 500 milionë eurosh dhe një pjesë e kësaj shume ka shërbyer për të zëvendësuar huamarrjen e brendshme. Banka e Shqipërisë ka injektuar sasi të mëdha leku në treg, përmes marrëveshjeve të riblerjes dhe përmes blerjes masive të valutës. Gjithashtu, disa banka kanë konvertuar kapitalin në lekë, duke krijuar më shumë fonde të lira në monedhën vendase.

Kreditimi i sektorit privat po ecën me ritme të ngadaltë dhe tregu nuk ofron shumë alternativa të tjera investimi financiar. Të gjithë këta faktorë kanë bërë që interesat e titujve të qeverisë të pësojnë një rënie që po arrin nivele të paparashikuara.

Ndërkohë që këtë vit ka të ngjarë që Banka e Shqipërisë të nisë uljen e stimulit monetar dhe rritjen e normave të interesit, për momentin tregu financiar e ndjen larg rritjen e çmimit të parasë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...