Mali i Zi prezanton ofertat turistike dimërore në Tiranë

E mërkurë, 23 Janar 2019 18:52

Nga Mina Hysa

Mesditën e sotme, në ambientet e Hotel Tirana, zyrtarë të ministrisë së Turizmit të Malit të Zi si dhe Agjencisë së Turizmit, të shoqëruar dhe nga ambasadori i Malit të zi në Tiranë, ku i pranishëm ishte dhe ministri shqiptarë Blendi Klosi, kanë prezantuar para mediave shqiptare ofertat e turizmit dimërorë mjaft konkurruese në rajon.  Në këtë takim të pranishme ishin dhe agjenci turistike nga Mali i Zi të cilat ofronin jo vetëm cilësi, por dhe çmime konkurruese.

Në këtë takim ishte dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë prezantimit të paketave turistike në Tiranë nga Organizata turistike kombëtare e Malit të Zi. Zoti Klosi theksoi më tej se Shqipëria dhe Mali i Zi do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e turizmit duke vendosur  edhe për një paketë të përbashkët turistike për liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës dhe gjithë trashëgimitë natyrore, kulturore dhe kulinarisë që ka kjo zonë. “Oferta turistike e Shqipërisë dhe Malit të Zi, pothuajse tashmë të jetë e rakorduar edhe të ketë një dakordësi 100% ndërmjet institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit”, tha ministri. Klosi shtoi se “do të duam shumë që turistët që vijnë në verë në Malin e Zi të kenë mundësi të vizitojnë Alpet e Shqipërisë, Kalatë, Shkodrën, Lezhën. Oferta jonë turistike duhet të jetë e përbashkët, oferta turistike duhet të përfshirë të dyja anët e kufirit”.
Edhe zv.ministri i Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Malit të Zi, Qazim Hoxhiq nënvizoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes dy shteteve për të zhvilluar sektorin e turizmit. “Vitin që kaloi në 2018 patëm një rritje të suksesshme sa i përket shqiptarëve që bëjnë pushimet e tyre në Mal të Zi. Fluksi më i madh është në sezonin dimëror”, tha ai. Ambasadori i Malit të Zi në Shqipëri, tha se numri i  shqiptarëve që vizitojnë këtë vend rritet nga viti në vit dhe kjo është si rezultat  edhe i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Më tej ai bëri thirrje për thellim më tej te bashkëpunimit mes vendeve madje dhe me Italinë për të përfituar nga hapja e thirrjes IPA në shkurt. Duke vënë në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, ai shtoi sae po diskutohen edhe projekte të tjera  të përbashkëta  për  zhvillimin turistik.

Ofertat joshëse që vijnë nga Mali i Zi

Relaksohuni, pushoni dhe kënaquni në qendra dimërore të rekreacionit dhe argëtimit në Mal të Zi. Përjetoni “skijimin më të bukur pyjor” në Bjellasicë, kënaquni në off road shtigje në Zhablak, zbuloni sinjajevinën me pallaska dëbore ose me saje. Nëse niseni drejt ne një nga qendrat  e skijimit, ditën apo natën do të iku pres argëtimi i mirë, mikpritja tradicionale me kaçamak, djathë të zier, mish qingji të pjekur, raki rrushi, verëra “vrana” dhe “krstac” të pashmangshëm. Në Malin e Zi, të gjitha janë afër njëra-tjetrës, mund ta kombinonin pushimin në bjeshkë dhe det. Përveç qetësisë së thurur me shkëlqim të diellit nga hapësirat e paprekura të mbuluara me dëborë, përjetoni dhe anën tjetër mesdhetare me muzgje në breg të detit ose në qendra  SPA, dhe Wellness të hoteleve bregdetare. Gjatë dimrit aty do të jenë dhe karnavalet, ditët e mimozës dhe kamelies, festivalet e peshkut dhe të verës si dhe shumë surpriza të tjera. Zyrtaret e Malit te Zi te ministrisë dhe agjencisë se turizmit ju ftojnë dhe të kënaqeni me magjitë dimërore në një nga ski qendrat malazeze ku ju pret argëtimi i mirë, mikpritja dhe ambienti rustik im plotë dhe komodë.

Zhablak
Përjetimi i fuqisë së bjeshkës nuk ndihet si në Durmitor.  Adhuruesit e aktiviteteve dimërore dhe përjetimeve më të fuqishme andrenalinë që kanë më përvojë si dhe skiatorët më kërkues, do të befasohen në shpatet e “Savin Kuk” në Durmitor. Pavarësisht a jeni adhurues i off road aventurave ku mund të përjetoni skijimin ekstrem, snoëboard, skijimin turn ose i skijimit në pista rekreative të përgaditura në mënyrë shumë cilësore, ky është vendi ku do të kaloni netët dimërore të gjata dhe gazmore me miq të vjetër dhe ata të rinj dhe jo rralë do të pritni agimet magjike në këtë bjeshkë.
Boarding me erë – Snowkiting, sigurisht që do të tërheqin interesimin tuaj, pse jo edhe dëshirën që të shijoni energjinë e erës dhe të lejoni që bjeshkët tu frymëzojnë. Këtu i kemi dhe turnet e ecjes me pallaska dëbore si dhe bëhet vozitja nëpër bjeshkë me saje motorrike, kurse risi është pista e skijimit nordik në qendër të qytetit. Çmimi i ski pass ditor për të rriturit në Ski qendrën Savin Kuk është 12 euro për një gjysëm dite për të rritur dhe për fëmijët 8 euro, kurse është 6 euro për skijimin e natës. Në qendrën e skijimit Javorovaca, cmimi për ski ditor është 8 euro për të rritur, 5 euro për fëmijët dhe po aq dhe skijimin natën.   
Kolashin
Me kilometra të pistave për të gjitha grupmoshat me instruktorë me përvojë dhe me pajisje të mira nuk do të gaboni nëse vendosni të kaloni pushimet në ski qendrën “Kolashin 1450”.
Kolashin 1450 Ski Resort ndodhet vetëm 15 minuta nga qyteti i Kolashinit. Kjo qendër skijimi që e jeton më ritëm urban, ofron pista të shumta të skijimit, ski liftë bashkëkohorë, teleferikët prej të cilëve shtrihet pamja në shpatet e madhërishme të Bjellasicës, etno-kasollet, kafe-barëet, dhe restorantet ku mund të shijoni specialitetet e kuzhinës malazese. Pistat dhe pajisja teknike e Kolashin 1450 Ski Resort-it, mundësojnë që njëkohësisht të jenë në pista më shumë se 10 mijë skiatorë. Gjatësia e tërë pistave është 30 km.  Shumë pista që dallojnë nga gjatësia dhe rëndësia, e kanë cilësinë dhe qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të dëborës dhe janë në dispozicion gjatë gjitthë sezonit të skijimit. Ski pass ditor kushton 15 euro për të rritur dhe 11 euro për fëmijë (www.kolasin1450.com).
Ata që nuk janë adhuruesit e skijimit ose boarding-ut, por synojnë që ta kalojnë kohën në aktivitete në dëborë, mund ta provojnë ecjen me pallaska dëbore nëpër Parkun Kombëtar Biograska gora, shumë afër Kolashinit që është një nga tre pyjet të pashkelura në Europë, ose në turnin me saj motorrike nga Kolashini deri në Zhablak përmes Sinjajevinës.
Pritet që gjatë këtij sezoni, vizitorët në Kolashin do të kenë në dispozicion pistat e skijimit, teleferikët dhe restorantin e ski qendrës të sapo ndërtuar “Kolashin 1600” dhe është ndërtuar edhe rruga që e lidh me ski qendrën Kolashin 1450. Për skiatorët në këtë pjesë të Bjellasicës do të jenë në dispozicion përrreth 4.6 km të pistave të skijimit edhe teleferiku me 6 karrige si dhe restoranti me kapacitet 400 vendësh.
Vuçje, Nikshiq
Ski qendra Vuçje është i përshtatur familjeve me fëmijë, fillestarëve dhe formimit të tyre, duke marrë në konsideratë dy pista të vogla gjatësie 120 m, ndërsa skiatorët me më eksperiencë kanë në dispozicion një pistë rekreative të gjatë 1200 metra. Përvec këtyre, vizitorët e Vuçjes mund të kënaqen me skijimin nordik, ecje me pallaska dëbore si dhe me snoëboard parkun me pistë për kërcime me ski. Restoranti local ofron kuzhinën e shkëlqyer shtëpiake, një kafe bar dhe sallën me oxhak. Alpinistët malazes që janë ngjitur edhe në Mount Everest këtu do të trajnojnë fillestarët për hapat e parë të skijimit, boarding-ut dhe orientiring-ut.
 Cmimi për ski pas ditor është 10 euro për të rritur dhe për të vegjlit 5 euro. Qiraja për ski pajisje dhe board është 10 euro kurse ëpr sajë 5 euro. Fillestarët dhe të rinjtë do të argëtohen edhe në pushimet special që janë përgaditur për tan ë Llovqen dhe në Verushë.
Llokve, Berane
Ski qendra Llokve ndodhet në rrugën Beranë-Rozhajë dhe është 160 km larg Podgoricës në një lartësi mbidetare prej 1350 deri në 1650 metra. Ka një teleferikë me dy vende, një ski liftë spirancë dhe bebiliftë. Ka pista me gjatësi 5 km. Nga Beranë dhe Rozhëj deri në ski qendër vihet për 10 minuta me automjet. Në vet pistë ndodhet ski bar me ofertë të shumëllojshme të ushqimit dhe pijeve, kurse në udhëkryqin e pistave edhe një bar ku mund të shijohet specialitetet e shijshme vendase.
Hajlla, Rozhaje
Ski qendra Hajlla i ka kapacitetet e plotë; shkollat e skijimit, mundësitë për marrje me qira të pajisjeve dhe riparimin e tyre, skijimin gjatë natës. Cmimi i ski pass ditor është 7 euro, qiraja për pajisje të skijimit për një ditë është 5 euro dhe cmimi i shkollës 7 ditore  të skijimit është 50 deri në 60 euro.
Ndaj nëse vendosni të qëndroni në peisazhe idilike, në ofertë të etno-fshatrave në shpatet e Durmitorit dhe Pivës janë edhe shëtitjet atraktive më saj motorrike deri tek Bjeshkët e Pivës, skijimi dhe ngjitja në Durmitor, pastaj mini-pistat për saj dhe skijim të fëmijëve si dhe transferimet e organizuara në pistat e skijimit Savin Kuk dhe Javorovaca. Këtu cmimet e akomodimit janë nga 12 euro për person deri në paketët disaditore me cmime më të volitshme. Për informacione më të detajuara turistët mund të viziton portalin www.montenegro.travel.

   

 

 

 

 

Modifikuar më E mërkurë, 23 Janar 2019 23:16

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...