Refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale, i riu dhunon vajzën

E Enjte, 24 Janar 2019 09:36

Një 28-vjeçar nga Elbasani është arrestuar pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije. Gazetari i “BalkanWeb”, Fatmir Popja ka zbuluar detaje të reja për të riun dhe vajzën, të cilët janë përfshirë në këtë ngjarje.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku i riu ka goditur me grushte vajzën  pasi kjo e fundit ka refuzuar të kryejë marrëdhënie me 28-vjeçarin, A.B. Vajza e dhunuar mësohet se është me arsim  të lartë, ndërsa i arrestuari ka kryer vetëm 8-vjeçaren

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.B., 28 vjeç, banues në  Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se  ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale më dhunë, me një  shtetase.

Materialet  u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur nē tentative”, parashikuar nga nenet 102 e 22  të Kodit  Penal”,njofton policia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...