Media greke: Xhamia e “Namazgjasë” në Tiranë, rruga e Erdoganit për të hyrë në Ballkan

E Enjte, 24 Janar 2019 17:17

Ndërtimi nga Turqia i xhamisë më të madhe të Ballkanit në Tiranë, është pjesë e një projekti në zbatim për përdorimin e fesë si një mënyrë për të hyrë në rajon, shkruan gazetari Tom Ellis për të përditshmen greke “Kathimerini”.

Screenshot_2-26-576x520.png

Xhamia e Tiranës, do të mirëpresë deri në pesë mijë besimtarë dhe do të përfshijë një bibliotekë, sallë konferencash e një qendër kulturore.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e ka quajtur atë një simbol unik të vëllazërisë mes kombeve, gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve në 2015-ën. Në xhami do të mbahen edhe kurse të gjuhës turke.

Turqia ka ndërmarrë projekte të ngjashme në Kosovë, përfshirë ndërtimin e 20 xhamive gjatë viteve të fundit.

Screenshot_3-26.png

 

“Këto nisma nuk janë thjesht një tregues për faktin se Erdogan është i ndjeshëm ndaj fesë. Ato janë thelbi i një plani ambicioz e afatgjatë për promovimin e rolit të Turqisë si kampion dhe mbrojtës të të gjithë myslimanëve në Ballkan”, shkruan Ellis.

“Prandaj lind pyetja se si ndihen shqiptarët dhe popujt e tjerë të Ballkanit për këtë rritje të pranisë së Turqisë në vendet e tyre nëpërmjet rritjes së influencës përmes fesë në rajon. A e mirëpresin atë? A janë indiferent? Ose a janë të shqetësuar? Në këte kontekst, si Greqia dhe Bashkimi Europian duhet të gjejnë një zgjidhje me politikat e Turqisë”, përfundon ai.


360grade.al

Modifikuar më E Enjte, 24 Janar 2019 17:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...