Qytetarët mund të aksesojnë tek Posta Shqiptare shërbimet e e-Albania, nesër firmoset marrëveshja

E Enjte, 24 Janar 2019 15:16

Duke konsideruar si një ndër prioritetet e qeverisë zhvillimin e qeverisjes elektronike e të shërbimeve publike, me qëllim rritjen e transparencës, Posta Shqiptare dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, do të nënshkruajnë  ditën e premte, datë 25 Janar 2019, ora 10:00, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare, marrëveshjen për kryerjen e shërbimeve të portalit e-Albania, në zyrat postare.

Falë kësaj marrëveshjeje, qytetarët shqiptarë në të gjithë Republikën e Shqipërisë, mund të aksesojnë pranë sporteleve të Postës Shqiptare, të gjitha shërbimet që ofrohen nga portali e-Albania.
Portali e-Albania është tashmë i aksesueshem nga sportelistët e zyrave postare, me qëllim që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë shërbimet elektronike të institucioneve publike të ofruara nga ky portal, pa shpenzuar kohë në zyrat e administratës si dhe duke evituar burokracitë e panevojshme.
Posta Shqiptare e ofron këtë shërbim, pasi disponon rrjetin postar me shpërndarjen më të gjerë territoriale, infrastrukturën e nevojshme dhe stafin e trajnuar për t’iu përgjigjur në kohë dhe me efikasitet kërkesave të qytetarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...