Alarmi nga Gjermania: Terroristët të motivuar politikisht, zyrtarë të lartë shqiptarë të përfshirë në larjen e parave

E Enjte, 24 Janar 2019 17:50

“Terroristët janë të motivuar politikisht, “kriminelët e zakonshëm” së pari kërkojnë paratë. Dhe kështu që të dy vijojnë të bashkëpunojnë”, kështu shkruajnë tre autorët Arthur Hartmann, Trygve Ben Holland and Sarah Holland, në librin e tyre lidhur me pastrimin e parave në Evropë.

Puna e 3 autotëve të këtij libri konsiston në një studim specifik për Ballkanin Perëndimor, duke u ndalur specifikisht edhe në Shqipëri.

Sipas autorëve, ndonëse toleranca fetare në Shqipëri vlen për tu theksuar, ajo që mbetet problem, është fakti se Shqipëria është një vend kufitar me Bashkimin Europian, por me rajone që shpesh herë janë të vështira për tu arritur, një shtet i dobët, i vjetër me një mafie të organizuar etnikisht dhe me një ekspozim të fortë ndaj botës islame.

Autorët shprehen se përkundër tolerancës fetare për të cilën është për tu marrë shembull dhe është e vështirë që të mund të depërtojë ekstremismi islamik, janë shumë faktorë të tjerëqë vlen të përmenden si: Gjatë viteve 90′ në Shqipëri janë rekrutuar shumë luftëtarë nga islamistët, ndonëse u janë bashkuar më shumë për shkaqe ekonomike sesa ideologjike.

Por një fakt tjetër sipas autorëve është prania e Al Kaedës deri në vitet 90′-të, e cila thuhet se ka qenë aktive në trafikun e drogës, armëve dhe në larjen e parave. Usama bin Laden, mund të ketë pasur dokumente udhëtimi shqiptare.

Në këtë libër, autorët shprehen: “Në Shqipërinë, e cila është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian që në vitin 2014, kontrolli i parasë mbetet jo efikas, ashtu si dhe monitorimi i transaksioneve monetare. Dokumentet vështirë të kontrollohen në hapjen e një llogarie bankare. Në vend qarkullojnë kudo ID false. Kumari lulëzon, licensat janë lehtësisht të nxjerrshme nga lidhjet me zyrtarët, dhe ndërrimit të tyre në zyra. Këta të fundit shpesh kanë lidhje “miqësore” me zyrat jashtë vendit, nëpërmjet të të cilave transferojnë shuma të mëdha parash. Përfitimet nga transaksionet ilekale mund të nxirren lehtësisht jashtë vendit apo edhe të futen në treg”.

Për ta bërë më të prekshme, autorët kanë dhënë shembullin e një firme ligjore dhe konsulence, lidhur me një kërkesë nga një ndërjetës, nëse firma mund të sigurojë kalimin e 15 anijeve me naftë bruto për konsumatorët e BE dhe SHBA. Sipas tyre dyshimi se këto stoqe nafte mund të ishin të ISIS është i qartë.

Autorët kanë nxjerrë edhe një sërë shembujsh ilustrues lidhur me trafikun e drogës, sipas të cilëve ndonëse strukturat shtetërore janë përmirësuar, janë ato lokale që “hapin derën e pasme”.

Po ashtu në shkrimin e publikuar nga “Franffurter Allgemeine”, shkruhet se 3 autorët citojnë në studimin e tyre një deputet shqiptar, i cili nuk i ka dëgjuar asnjëherë problemet me të cilat e ballafaqojnë studiuesit, sikur këto probleme nuk ekzistojnë.

Sigurisht, autorët nuk mund të thonë shumë për lidhjet e mafias shqiptare me organizatat terroriste ndërkombëtare. Specifikisht për Shqipërinë, ata i referohen vazhdimësisë së biznesit të terroriszmit islamik që nga Al Kaeda, dhe prirjes së mafas shqiptare për të hyrë në aleanca strategjike.

Pikërisht sepse këto marrëdhënie nuk janë aspak në lidhje me afërsinë ideologjike, por thjesht lidhje me rrjetet personale të kontakteve, autorët në fund të librit të tyre rekomandojnë që fokusi të zhvendoset në zonën e problemit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, i cili shprehet:

Skandali qe poshteron nje Komb.
——————-
Lajmi i bere publik nga Botimet për Shkencat Policore në Frankfurt (organ i policisë federale ),ku sipas te cilit qeveria shqiptare,permes bashkepunimit me mafien shqiptare ne Evrope eshte futur ne linja bashkepumimi me Organizata Terroriste si DAESH etj,ne pastrim parash,kontrabande etj,eshte lajmi me i rende ne 29 vite pluralizem ne Shqiperi.
Lajmi i botuar ne Gjermani nuk eshte lajm i ri.
Ne raportin e vitit 2018 te Departamentit Te Shtetit dhe te CIA qartesisht eshte bere publik shqetesimi se “shqiperia eshte kthyer ne dispeceri te#OpiumitAfgan drejt Evropes,dhe se “ekonomia me aktive” ne Shqiperi eshte ajo e pastrimit te parave.

Per njohesit e ceshtjeve te sigurise dhe atyre nderkombetare eshte fakt i njohur se Trafikimi i Opiumit nga Afganistani ne Evrope dhe Pastrimi Nderkombetar i Parave te ardhura nga ky aktivitet,jane ekonomite baze dhe burimi kryesor financiar i #Terrorizmit.

Vetem pak kohe me pare zv sekretari i departamentit te shtetit theksoi se ky aktivitet trafikimi ne Ballkan dhe posacerisht ne Shqiperi,cenon#SigurineKombetare te SHBA dhe Nato.

Qeveria dhe Mafia Shqiptare ne bashkepunim ,me kete implikim te rrezikshem i kane dhene nje goditje te forte #OrientimitStrategjik te Shqiperise dhe nivelit te besueshmerise se Shqiperise ne Nato.

Lajmi pervecse kerkon nje hetim te plote kombetar dhe nderkombetar te specializuar,meriton gjithashtu angazhimin aktiv dhe mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare te Republikes se Shqiperise.

Akuza,”Shqiperia partnere me Terrorizmin “,eshte nje vule e rende per popullin e kombin qe Natos dhe SHBA i dedikon mbijetesen e clirimin e gjysmes se vet.

Ky eshte Skandali qe poshteron nje Komb.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...