Të kapim standardet e Mesjetës!

E Enjte, 24 Janar 2019 20:31

Është për herë të parë që nesër më 25 janar anëtarë të asambleve të universitetit të Tiranës, por edhe të tjerë kolegë të nderuar, nga asamble të universiteteve të tjera, takohen lirshëm dhe me iniciativën e tyre për të biseduar rreth krizës universitare dhe rrugëdaljeve nga ajo.

Sa mirë është menduar që mjafton të jesh pedagog universiteti, i një nga universitetet e vendit, publik a privat, dhe je i mirëpritur.

Nesër në ora 10, në Sallën qendrore të ndërtesës Iliria, pra ndodh një event pa precedent!

Universitarët për universitetin!

Intelektualët për liritë dhe të drejtat akademike!

Pedagogët për fatin e studentëve, të arsimit të lartë, të dijes dhe mëncurisë kombëtare, për lirinë e kërkimit shkencor, për cilësinë e arsimit dhe diplomave, për dinjitetin dhe statusin social dhe profesional të tyre!

Kjo është demokracia, kur vjen nga poshtë!

Kjo është demokracia, kur është e decentralizuar!

Kjo është demokracia, kur ka kuvende dhe dialog horizontal!

As monolog,

as dialog,

por kulog!

Kulogu i parë i universitarëve në Shqipëri pas 60 vjet jetë universitare!

Kjo është demokracia, kur pranohet tjetri për dialog, ashtu i ndryshëm.

Kjo është demokracia, kur flasim dhe dëgjojmë njeri tjetrin!

Një takim i lirë, por krejtësisht i mbështetur në ligj që u jep të drejta pedagogëve të mblidhen në asambletë e tyre!

Komuniteti ynë artikulon fjalën e lirë, qysh në Mesjetë rendet, korporatat, esnafet kishin të drejtën të mblidheshin dhe të vendosnin për fatet e tyre.

Të paktën këtë e kemi fituar. Nuk jemi më para Mesjete që dikush të habitet, çuditet, mos marrë pjesë, a të ketë frikë të ballafaqohet atje!

Kush nga universitarët ka frikë e drojë të ballafaqohet atje me kolegët në një shkëmbim të lirë idesh e propozimesh, duhet t'a shohi mirë veten !

Modifikuar më E Enjte, 24 Janar 2019 20:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...