VIDEO/ Protestë në Peshkopi, kundër privatizmit të Llixhave, prishen 200 shtëpi....

Premte, 25 Janar 2019 16:48

Banorë në Peshkopi kanë dalë në Protestë kundër privatizimit të Llixhave. Kjo sipas banorvë te zonës do të sillte prishjen e rreth 200 shtëpive dhe mbeten pa punë mbi 2 mijë punëtorë

Ndërkohë që banorët paralajmërojnë protestë masive dhe revoltë nëse nuk ndërpritet privatizimi.
Janë me Qindra banorë të Peshkopisë, të cilët prej 25 vitesh kanë ngritur hotele dhe shtëpi pritëse, në Llixhat e Peshkopisë, të cilët protestuan para Bashkisë, për shkak të një vendimi abuziv që është ndërmarrë për privatizimin e tyre.

Banorët shprehen se janë mbi 200 shtëpi si dhe mbi 2 mijë veta që e sigurojnë jetesën me këto llixha apo edhe me tregtinë mbështetëse që e shoqërojnë atë. Ata thonë se prej 25 vitesh kanë kryer investime dhe i kanë shërbyer industrisë së zonës, duke siguruar vende pune dhe duke mos shkuar në emigracion.

Me banorët ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike Xhemal Gjunkshi, i cili akuzoi institucionet vendore, Prefektin e Shkodrës si dhe Ministrinë e Mbrojtjes, se janë përzier në një mega-aferë, e cila do të sjellë një revoltë të madhe në Dibër.

“Jemi këtu para bashkisë së Dibrës, tha deputeti Gjunkshi. Jemi njohur para disa ditësh me një vendim të Prefektit të Shkodrës, i cili cënon interesat e drejtpërdrejta të banorëve të Peshkopisë. Kemi të bëjmë me një aferë megakorruptive, ku janë të përfshira të gjitha institucionet, që nga bashkia e deri tek deputetët e mazhorancës, të cilët e kanë ndihmuar aferën dhe s’kanë bërë asgjë për ta bllokuar këtë proces. Të gjithë banorët të cilët preken drejtpërdrejtë janë sot këtu, tha deputeti Gjunkshi. Është vetëm fillimi. Protesta do të vazhdojë. PD do jetë krah tyre, prandaj i bëj thirrje Kryetarit të Bashkisë, Ministres së Mbrojtjes, dhe të gjithë atyre që e kanë ndihmuar këtë megaaferë, ta stopojnë, pasi përndryshe do të ngremë edhe çadrën e rezistencës nëse është e nevojshme”, tha deputeti Gjunkshi.

Modifikuar më Premte, 25 Janar 2019 16:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...