Detajet/ Vdiq në spital, i riu u gjet me plagë në kokë në rrugë

Saturday, 26 Janar 2019 10:08

Një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka shkuar me plagë të rënda në koke. Gazetarja Dorjana Beza raportoi për “BalkanWeb” se Arben Gjeci nga Zallbastari është gjetur i plagosur në kokë në anë të rrugës nga kalimtarët më 24 janar dhe është transportua rmenjëherë ne spital, por nuk arriti të mbijetonte.

Mjekët thonë se vdekja ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të mëdha në kokë për shkak të përplasjeve ose goditjeve. Policia nisi menjëherë hetimet dhe nga dëshmitë e para u dyshua fillimisht për një rënie nga lartësia. Por rezultatet e autopsisë treguan se 35-vjeçari kishte katër plage në koke, çka ngre dyshime se ai mund të jetë goditur me sende të forta, dëmtime që i kanë sjellë vdekjen.

Nga hetimet paraprake, rezulton se 35-vjeçari ka pasur një konflikt në fshat dhe policia po heton për të zbardhur ngjarjen. Janë marrë në pyetje familjarët pasi dyshohet se viktima ka pasur lidhje me një grua të martuar, çka mund të ketë sjellë konflikt dhe më pas vrasjen e tij. Policia ka shoqëruar disa persona.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...