‘Astiri’ 83 ditë në protestë/ Banori: Unaza nxorri lakuriq Ramën

Saturday, 26 Janar 2019 17:00

Ka nisur edhe sot, protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e projektit të “Unazës së Madhe” që prek banesat e tyre. Në ditën e 83-të protestës, banorët kanë bllokuar rrugën kryesore, ndërsa me thirrje dhe pankarta në duar kërkojnë anulim të projektit, ndërsa shprehen se Amerika është me ta.

“Unë do t’i lutesha shumë me një zë të fuqishëm, të themi në një zë që këtu vendos sovrani. Prandaj është një privilegj i madh, ndaj nuk resht së thëni që kjo qeveri e ka për detyrë të dëgjojë sovranin. Tani në ditën e 84-në në mos gaboj e kam quajtur si detyrë të çdo qytetari të ndershëm. Ndaj unë vi si banor. Të mbështesësh këtë kauzë është një privilegj i madh. Është një fenom që ka nxjerrë lakuriqisinë e Edi Ramës, me aferën më të madhe korruptive. Ai është zero para jush. Ai ka rënë. A ju kujtohet që ju tha, se jeni shpellarë, turp të vijë. Ju tha jeni uzurpartorë. Unë ta them live, nga këto ekrane dhe gazetarë të nderuar, por nëse i thoni këtyre banoreve fisnikë uzurpatorë, çfarë do të thotë amerika për banorët nga Irlanda dhe Europa. Amerika është me ne”, u shpreh ai.

Të pranishëm në protestë në mbështetje të banorëve, ishin edhe deputetët e opozitës. Deputeti demokrat, Klevis Balliu nga protesta nuk kurseu akuzat ndaj kreut të qeverisë, Edi Ramës, ndërsa u bëri thirrje qyetetarëve ta rrëzojnë.

“Për të qartësuar çdo qytetar, protesta që do vazhdojë në 16 shkurt, do jetë protesta më masive që është parë ndonjëherë. Po bëni një gafë shumë të madhe, Lironi Besnik Doçin, ose neve do na keni në rajonin nr2.”, u shpreh deputeti demokrat, Klevis Balliu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...