Balili në burg, vëllai fiton tenderin për ruajtjen e sigurisë së Prokurorisë

Saturday, 26 Janar 2019 21:30

Klemend Balili u vu në pranga me shumë bujë, por duket se për familjarët e tij çdo gjë shkon shumë mirë. Bashkim Balili, nuk kanë pasur asnjë pengesë ligjore për të fituar tendera publike për ruajtjen e godinave të prokurorive në vend.

Më konkretisht në 21 janar 2019, vetëm 6 ditë kur Klemend Balili ishte dorëzuar, kompania e vëllait të tij, “Balili-Ko” ka fituar tenderin për ruajtjes dhe garantimin e sigurisë së prokurorisë në Sarandë.

Tenderi ka një vlerë prej 26 milion lekë të vjetra. Kjo kompani konkuronte e vetme në këtë tender dhe se është shpallur fituese disa herë. Kompania në fjalë zotërohet nga vëllai i Klemend Balilit, Bashkim Balili.

Kujtojmë që kompanisë “Balili-Co” nga ish-drejtori i policisë Çako iu hoq liçensa për polici private, por pas një procesi gjyqësor në gjykatën administrative, kompania arriti të rrëzojë vendimin e ish-kryepolicit Çako dhe të rifillojë sërish aktivitetin e saj tregtar.  Klemend Balili për më shumë se dy vjetësh është vënë në qëndër të ciklonit, pasi akuzohet nga prokuroria për Krime të Rënda për katër akuza të rënda si: Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim; grup i strukturuar kriminal; fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...