Tiranë, arrestohen 7 persona, sekuestrohen 3 armë zjarri

Diel, 27 Janar 2019 12:25

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale gjatë 24 orëve të fundit si dhe ka sekuestruar 3 armë zjarri. Sipas policisë, arrestimit vijnë në kuadër të masave të shtuara për  parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Njoftimi i plotë nga policia:

Policia e Tiranës në kuadër të planit të masave për parandalimin evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Sh. P., 27 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”. Ky shtetas në rrugën “Dritan Hoxha” ka përndjekur ish – të dashurën.

– B. N., 21 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas në rrugën “Vangjel Noti” ka vjedhur një sasi lekësh në një mjet.

 

– M. J., 44 vjeç, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe dy armë zjarri “pistoleta”.

– D. A., 38 vjeç, për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Në rrugën “Ramazan Gaxherri” është ndaluar mjeti të cilin ky shtetas e drejtonte. Gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri “pistoletë”.

– F. K., 44 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”. Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten.

– E. H., 32 vjeç dhe E. P., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”. Këta shtetas në Vorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e një shtetasi. Nga veprimet e kryera dyshohet se janë autorë edhe të katër vjedhje të tjera banesash të ndodhura në Vorë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...