Kurbini furnizon Durrësin e Kavajën me ujë, por në çezmat e familjeve kurbinase ujë nuk ka!

Diel, 27 Janar 2019 17:30

Nga Elton Laska

Rreth 500 mijë abonentë të Durrësit, Rrogozhinës dhe Kavajës, furnizohen më ujë rregullisht nga pompat e Fushë-Kuqes dhe Milotit të Kurbinit, por për shkak të mungesës së investimeve nga ana e pushtetit qendror e lokal, në rrjetin e ujësjellësit të këtij qyteti nuk furnizohen me ujë rregullisht 75 mijë banoret e Kurbinit. Në Laç furnizimi me ujë bëhet vetëm 2 orë në ditë!

Shkak i kësaj situate paradoksale, është fakti se qeveria, nuk e ka parë të arsyeshme të investojë në motorpompa në stacionin e ujësjellësit, që furnizon qytetin dhe zonat përrreth. 
Amortizimi i rrjetit të ujësjellësit, është një problem i vjetër, pasojat e të cilit kanë filluar të ndihen prej kohësh, por askush nuk është shqetësuar për këtë situatë.

Mesa duket, pushtetarët nuk e kan në axhendën e tyre një çështje kaq parësore, pasi shtrimi me mermer i sheshit nga kompani të dërguara nga shefi i qeverisë dhe lyerja e fasadave, janë prioritet.

Nga ana tjetër Bashkia e Kurbinit, nuk i ka asetet njerëzore në gjirin e saj për të kërkuar ndihmë nga donatorët ndërkombëtarë, pasi ata kanë kritere të forta financimi, që lidhen mbi të gjitha me besueshmërinë dhe garancinë e finalizimit me sukses të projektit.

Si pasojë e amortizimit të tubacioneve dhe ndërtimeve pa kriter, uji i pijshëm në familjet Kurbinase shkon i ndotur, teksa të pretendosh për 24 orë ujë pa ndërprerje në një qytetet, që ka burime ujore të furnizojë gjysmën e Shqipërisë, kam përshtypjen se është luks për ne banorët e Kurbinit, që detyrohemi të blejnë ujë të ambalazhuar, ose ata që nuk kanë mundësi ekonomike, mbushin bidonat tek stacioni i trenit.

Drejtoria e Ujësjellësit Kurbin, nuk ka kompetenca të plota për të menaxhuar sistemin e pompimit të Fushë-Kuqes e Milotit, pasi urdhrat vijnë nga Tirana e kjo ka sjellë edhe më shumë probleme në menaxhimin e këtij aseti jetik, që shumë qytete në botë do ta ëndërronin.

Kurbinit i ka dhuruar natyra asete me bollëk, por grykëset e bardha, mendjengushtësia dhe babëzia e qeveritarëve, kanë bërë që këto burime që mund të siguronin mirëqenien e dhjetra familjeve të kësaj treve, të shërbejnë vetëm për pasurim pa kriter të pushtetarëve në Durrës e Tiranë.

75 mijë banorët e Kurbinit, për qeverinë janë vetëm një statistikë, pasi investimet e qeverisë shkojnë në ato njësi vendore që janë bastione të Partisë Socialiste.
Kur sot diskutojmë mungesën e ujit, imagjinoni se si janë rrugët e kësaj zone, që njohin vetëm asfalt provizor elektoral.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...