Skandali në Urgjencën e Tiranës, deputeti: Pacientët shtrohen në shtretër me pleshta

Hënë, 28 Janar 2019 11:03

Deputeti Bardh Spahia ka publikuar një video ku tregon situatën skandaloze të Urgjencës së Tiranës.

Sipas tij pacientët shtrohen në shtretër me pleshta, në ambient me lagështirë dhe të amortizuar.

Ai bën me dije se pacientët transportohen në autoambulanca pa oksigjen dhe pa maska të përshtatura për fëmijë ose të rritur.

 

Infermieri i urgjencës denoncon se, në Spitalin Nënë Tereza përveç kushteve skandaloze në të cilat shteti nuk vë dorë, mungojnë shumë ilaçe të urgjencës mes tyre edhe ilaçi primar kundër sulmeve në zemër, trinitrina.

“Në QSUT nuk ka ilaçe, mungojnë shumë. Autoambulanca nuk funksionon. Mungon oksigjeni, ilaçet e ndihmës së parë “, thotë infermieri i turnit.

Deputeti Spahia thotë se rrëfimi i infermierit është kurajoz, edhe pas dy vërejtjeve e kërcënimeve për largim nga puna.

“Për shkak të denoncimeve të mëparshme të kësaj situate skandaloze, vazhdon të flasë me shpresën se diçka do ndryshojë e se puna fisnike që ai e kolegët e tij bëjnë çdo ditë për të shpëtuar jetë, të mos jetë një mision mbijetese profesionalisht së pari për shkak të mungesave, që nga ilacet bazike për ndërhyrjen e shpejtë", thotë Spahia.

Modifikuar më Hënë, 28 Janar 2019 11:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...