Dita kundër racizmit si ditë për zgjim, ndërgjegjësim dhe dinjitet

E Enjte, 21 Mars 2019 15:27

Nga Rivelino Cuno

Sot është dita ndërkombëtare kundër racizmit. Bota e qytetëruar ka mësuar nga ditët, përvojat, historitë dhe veset e saj më të liga. Ndaj edhe ka ndërtuar institucione të së mirës, praktika, ligje, rregulla që mbrojnë të mirën si edhe ditë të kujtesës për ta theksuar nevojën për të mirën.

Jemi të gjithë qenie njerëzore, të gjithe të barabartë, të gjithë krijesa të Zotit Fuqiplotë, e megjithatë kemi prodhuar kaq shumë ndasi, paragjykime, luftëra, konflikte, urrejtje, e ligësi.

Kjo ka ndodhur dhe ende ndodh, ngaqë e mira ka nevojë për shumë mund dhe kujdes që të përforcohet.

Në ditë të tilla nuk duhet të flasim edhe aq shumë për të ligat. Ditë të tilla duhet reflektuar për të mirën.

Sot, kudo në botë ka ende luftëra për shkak të racës, fesë, etnise, a përkatësive të ndryshme.

Sot të gjitha viktimat e pafajshme të këtyre luftërave thërrasin për ndërgjegjësimin tonë.

Ne këtu në Shqipëri nuk kemi pasur luftra apo ligësi të niveleve që kanë përjetuar vende të tjera në botë .

Por sidoqoftë, paragjykime, diskriminim, marxhinalizim e veçim kemi pasur.

Sidomos neve egjiptianëve dhe romëve të Shqipërisë, që ende nuk e kemi gjetur strehën e duhur institucionale dhe ligjet e praktikat që të na rikthejnë të drejtat dhe dinjitetin qe na e ka dhënë Zoti Fuqiplotë dhe garanton Kushtetuta e Shqipërisë.

Të themi të vërtetën ne ushqejmë ndjenja vëllazërore me të gjithë qytetarët e thjeshtë shqiptarë, sepse njëlloj si të gjithë ata edhe ne vuajmë nga e njëjta varfëri, nga e njëjta shpërfillje institucionale, nga e njëjta arrogancë drejtuesish të papërgjegjshëm dhe nga të njëjtat halle e probleme.

Kurrë nuk jemi ndjerë të diskriminuar e as të paragjykuar nga sivëllezërit tanë shqiptarë, qytetarë të thjeshtë.

Kemi jetuar bashkë me ta në komunitete, lagje, fshatra. Kemi bërë shkolla e punuar me ta, e madje edhe kemi bërë martesa e jemi bërë një familje me ta.

Ne egjiptianët dhe romët e Shqipërisë, kemi vuajtur përveç varfërisë e mjerimit, edhe diskriminimin qe na është bërë nga kultura përjashtuese e institucioneve të shtetit shqiptar, të cilat kanë mangësi etike dhe shfaqin vlera antidemokratike.

Pashallarë pushtetesh që nuk pyesin për ne hallexhinjtë e mjerimit.

Këta Pashallarë pasurohen duke përdorur institucionet publike dhe i kthejnë këto institucione në ngrehina antihumane.

Urrejnë njeriun e thjeshtë, e urrejne dyfish njeriun me ngjyrë a përkatësi të ndryshme.

Është kultura plaçkitëse dhe antinjeri që i krijon e ndërton këta pushtuesit dhe sunduesit plaçkitës të pushteteve dhe institucioneve, që mbjellin racizëm, ndasi dhe veçime, paragjykime apo diskriminim.

Prandaj ne, Egjiptianët dhe Romët e Shqipërisë, kemi nevojë për Zgjim.

Të zgjohemi nga plogështia e dorëzimi që të shohim të vërtetën në sy.

Të zgjohemi që të pranojmë e mbrojmë identitetin dhe dinjitetin tonë .

Të zgjohemi që të ndërgjegjësohemi. Të ndërgjegjësohemi që të arrijmë të bëhemi bashkë luftëtarë për të drejtat tona dhe dinjitetin tonë.

Të ndërgjegjësohemi e të veprojmë politikisht për të kërkuar e fituar integrimin dhe përfaqësimin e merituar.

As integrimi e as perfaqesimi nuk vijnë si dhurata nga pushtetet. Integrimi dhe përfaqësimi fitohen me beteja politike dhe civile.

Prandaj edhe ne si egjiptianë dhe romë të Shqipërisë, e kemi krijuar edhe Partinë tonë, shtëpinë tonë të përbashkët politike të cilën e kemi quajtur PEISH – Partia për Europianizm dhe Integrim e Shqipërisë, që të behemi bashkë e ti fitojmë bashkë edhe integrimin edhe përfaqësimin.

Beteja jonë e përbashkët politike dhe civile do të vendosë edhe dinjitetin në vend.

Kjo është edhe arsyeja pse motoja jonë është: Zgjim, Ndërgjegjësim, Dinjitet.

Ti themi jo racizmit.

Ti themi po bashkëjetesës dhe harmonisë.

Ti themi po tolerancës.

Ti themi po dinjitetit.

Modifikuar më E Enjte, 21 Mars 2019 15:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...