Skandali/ Indiani i shpallur në kërkim, konsull nderi i Shqipërisë

Premte, 22 Mars 2019 17:50

Interpol Tirana në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rinas kanë arrestuar paraditen e kësaj të premteje një shtetas indian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë për pastrim parash.

I arrestuari është shtetasi Hitesh Patel, 59 vjeç lindur në Indi dhe banues në Nigeri, ndaj të cilit Interpol New Delhi/ Indi, kishte lëshuar urdhërndalimin.

Por Patel, është kunati i dy vëllezërve indianë, Nitin dhe Chetan Sandesara të akuzuar nga autoritetet e vendit të tyre për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve.

s23-kFdD-621x414@LiveMint (1).jpg

Nitin Sandesara

Këta të fundit kanë hapur biznese në Shqipëri, ndërsa thuhet se po ndërtojnë edhe në jug të vendit tonë.

Chetan Sandesara
Chetan Sandesara

Vëllezërit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech, ku sipas informacioneve, përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë,para të cilat janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Por Nitin Sandesara rezulton të jetë dhe konsull nderi i Shqipërisë në Nigeri me zyrën e konsullatës së nderit në Abuja.

Kjo e faktuar nga lista zyrtare e konsujve të nderit të republikës së Shqipërisë në botë.

1221

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...