Albana Vokshi në Vlorë: Gratë dhe vajzat në krye të protestave qytetare për të çliruar familjet e tyre nga qeveria e bandave dhe e krimit

Diel, 07 Prill 2019 16:46

Kryetarja e Lidhjes së Gruas të PDSH-së Albana Vokshi, u kërkoi grave në Vlorë të jenë sa më aktive dhe të jenë në krye të protestave qytetare për të zëvendësuar qeverinë e krimit dhe të bandave me një qeveri të dalë nga zgjedhjet e lira dhe që punon në interes të qytetarëve.

Në një bashkëbisedim me gra intelektuale, të reja si dhe përfaqësuese të botës universitare, Albana Vokshi sqaroi motivet që e shtynë opozitën të largohej nga parlamenti dhe t’i bashkohej popullit protestues në rrugë. Me këtë vendim, tha Vokshi, ne i hoqëm fasadën e legjitimitetit parlamentit të krimit.

“Opozita, pas protestës së 16 shkurtit, vendosi që të lërë mandatet. Pra, nënjëfarë mënyre, pasi kemi provuar çdo mënyrë institucionale, çdo hapësirë që kishim brenda parlamentit, brenda institucioneve, ne vendosëm të mos ishim më fasadë. Nuk ka asnjë bisedim, për aq kohë sa Edi Rama është në krye të qeverisë. Kërkesa e PD është të ikë Edi Rama dhe të krijohet një qeveri tranzitore. Pa ikur Edi Rama nuk ka asnjë vendim, as për zgjedhje lokale. Sigurisht vetëm qeveri tranzitore pa Edi Ramën, mandati i të cilës të jetë zgjedhje të parakohshme por të sigurojë kushtet që çdo qytetar të votojë i lirë”.

Duke u ndalur në situatën e rëndë të krimit në qytetin bregdetar, zonja Vokshi denoncoi statistikat si një bilanc lufte dhe u ndal në përgjegjësinë e strukturave të policisë dhe prokurorisë në degradimin e situatës.

“Vetëm në muajt e fundit të 2018-s, Vlora ka patur 6 të vdekur, 11 të plagosur. 5 atentate. Ku është policia që në rastin më të mirë nuk reagon dhe në rastin më të keq është bërë palë. Jo më kot, ish-krerët e policisë, ose janë në kërkim, ose janë vrarë me atentate mafioze”.

 

Zonja Vokshi i ftoi gratë vlonjate që të shtojnë angazhimin e tyre qytetar në protestat mbarëkombëtare për largimin e qeverisë, që është shndërruar në ortake të krimit të organizuar, pasi vetëm kështu do të kontribuonin në rritjen e sigurisë në Vlorë dhe në të gjithë vendin.

Bashkëbisedimi i zonjës Vokshi në Vlorë ishte pjesë e turit kombëtar të kryetares së LDGSH-së për riorganizimin e forumit të gruas demokrate, që synon përfshirjen në këtë organizatë partnere me PD të sa më shumë grave dhe vajzave.

Modifikuar më Diel, 07 Prill 2019 16:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...