Samiti i Berlinit/ Merkel në përpjekje për të ndalur planin e Thaçit, Ramës e Vuçiç për shkëmbim territoresh

Saturday, 20 Prill 2019 18:53

Me datë 29 prill kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron kanë thirrur një takim në të cilin do të diskutohet mbi dialogun midis Serbisë dhe Kosovës.

Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore e sidomos atyre europiane. Përveç ‘Der Standard’ dhe ‘The Economist’, rreth këtij takimi ka shkruar edhe e përditshmja gjermane ‘Tagesspiegel’.

Sipas gazetës gjermane, Merkel me 29 prill në Berlin dëshirojë që të parandalojë idenë e Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiqit për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

‘Tagesspiel’ ndër të tjera thotë se mbështetëse e kësaj ideje për shkëmbim të territoreve është edhe ndërmjetësuesja e dialogut Prishtinë-Beograd, Federica Mogherini, të cilën Merkel nuk e ka njoftuar fare që po e organizon një takim të tillë në Berlin, por vetëm e ka ftuar si vëzhguese.

Ndër të tjera në këtë tekst, shtrohet pyetja, se ‘A mund të ndodh një shkëmbim i territoreve dhe ndarje e shteteve në vija etnike kur dihet se po jetohet në shekullin 21? . Menjëherë pas kësaj pyetje thuhet se Thaçi e Vuçiç po e shtyjnë përpara një ide të tillë, ndërsa Angela Merkel është kundërshtarja më e fortë.

Teksa flitet për kundërshtimin e Merkelit me arsyetimin se një korrigjim i mundshëm i kufijve mund të nxiste edhe lëvizje të tjera të kufijve në Ballkan, gazeta gjermane përmend deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, përfshirë shqiptarët nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Prandaj thuhet se është ftuar edhe Edi Rama në këtë takim në Berlin, bashkë me Vuçiçin dhe Thaçin, transmeton Gazeta Expres.

Gazeta gjithashtu shkruan se do të ketë edhe disa takime jo-formale ndërmjet kancelares Merkel dhe presidentit Macron, me përfaqësuesit e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës.

Ndërkohë mysafir në këtë takim në Berlin do të jetë edhe kryeministri i Kroacisë, kundërshtari i idesë së korrigjimit të kufijve, Andrej Plenkoviç.

Kritika të ashpra në drejtim të Mogherinit si përkrahëse e idesë për korrigjim të kufijve, ka dërguar edhe deputeti i Bundestagut gjerman, Johann Ëadephul, i partisë së kancelares Merkel.

Ai thotë se nuk ka asnjë garanci që korrigjimi i kufijve nuk do të prodhojë efekt zinxhir në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Nuk ka absolutisht asnjë garanci se ndryshimet kufitare, apo shkëmbimet territoriale do të kufizohen vetëm në Serbi e Kosovë”, ka thënë ai për Tagesspiel.

Ai thotë se një shkëmbim territoresh ndoshta do të shkaktojë luftë dhe paqëndrueshmëri të reja në Ballkanin perëndimor, duke përfshirë këtu edhe konfliktet e armatosura.

Edhe për deputetin tjetër të Bundestagut gjerman, Manuel Sarrazin, kufijtë e Ballkanit Perëndimor janë të paprekshëm.

“Një shkëmbim territorial midis Serbisë dhe Kosovës është tabu dhe duhet të mbetet kështu”, është shprehur ai.

Ndërkohë ajo që po diskutohet më së shumti do të jetë se me çfarë qëndrimi për korrigjimin e kufijve do të udhëtojë për në Berlin, presidenti i Francës, Emanuel Macron, pasi thuhet që Franca ka një lloj simpatie për idenë e prekjes së kufijve.

Këtu gazeta gjermane ka përmendur deklarimet e ish-ministrit të jashtëm francez, Bernard Kushner, i cili gjatë shtatorit të kaluar tha se korrigjimi i kufijve do të ishte një ‘zgjidhje e mirë’.

Sipas gazetës ky qëndrim i Kushner për korrigjimin e kufijve, vjen nga miqësia që ai ka me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...