Makina në greminë, vdes i ati i grabitësit të bankës

E mërkurë, 24 Prill 2019 08:50

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:20,  në segmentin rrugor ku punohet për Bypass-in e Tepelenës.

Mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga Ylli Ruçi 49 vjeç, banues në Memaliaj ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vend drejtuesi, i cili ishte punëtor në firmën GPG që po ndërtonte Bypass-in.

Sipas Report Tv, i aksidentuari për vdekje është babai i personit që grabiti me armë një bankë të nivelit të dytë në Tepelenë disa muaj më parë, Kristo Ruçit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Punimet për zgjerimin e rrugës kanë nisur katër muaj më parë duke shkaktuar probleme për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...