Rinasi/ Merret në pyetje gruaja gjermane e Renaldo Sulës

E Enjte, 25 Prill 2019 15:50

Hetimet për zbardhjen e megagrabitjes në Rinas janë në vijim e sipër. Ndërsa deri më tani janë pesë të arrestuarit që kanë lidhje me ngjarjen, policia ka thirrur për të dëshmuar edhe bashkëshorten gjermane të njërit prej tyre, Renaldo Sulës. Nuk dihet lidhja që mund të ketë kjo e fundit me ngjarjen, por mësohet se shtetësja gjermane po jep dëshminë e saj në këto momente. Bashkëshorti i saj Renaldo Sula u la dje nën masën “arrest me burg” nga Gjykata e Kriemve të Rënda së bashku me Saimir Çelën dhe Oltion Veselin. Një ditë para tyre edhe për dëshmitarin e drejtësisë, Alkond Bengasin, gjykata dha të njejtën masë.

Po dje policia tha se po heton një ish-police, 31-vjeçare me inicialet E.B., e cila dyshohet të ketë djegur furgonin e tretë të përdorur për grabitjen e 9 Prillit në afërsi të Bathores, me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes së policisë. E reja është ende e dyshuar e policisë që po hetohet në gjendje të lirë.

Të arrestuar për grabitjen janë: Alkond Bengasi; Renaldo Sula; Oltian Veseli; Saimir Çela; Elton Pikli. Ndërsa Admir Murataj, personi që konsiderohej si truri i grabitjes, mbeti i vrarë në tentativën për t’u arratisur me furgonin e modifikuar “Hetimi Tatimor”. Në kërkim janë edhe disa persona të tjerë si Klement e Eldi Çala, por edhe dy shtetas nga Kosova.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...